Bota

Vdes Fidel Castro, udhëheqësi historik i Kubës

screen-shot-2016-11-26-at-08-57-32

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare ish Presidenti komunist i Kubës Fidel Castro. Komandanti suprem i revolucionit kubanez vdiq mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:29 minuta.

Lajmi është njoftuar nga televizioni shtetëror i Kubës.

Fidel  Castro vendosi Kubën si një shtet një-partiak, duke qeverisur për gati 50 vjet, kur edhe ai i dorëzoi pushtetin vëllait të tij Raul Castro në vitin 2008.

Mbështetësit e tij e kanë vlerësuar si një udhëheqës që i ka kthyer Kubën popullit, ndërsa kundërshtarët e akuzojnë se ka shtypur në mënyrë brutale opozitën.

Presidenti Raul Castro i tha kombit, në një transmetim televiziv natën vonë në televizionin shtetëror se Fidel Castro kishte vdekur dhe do të digjej të shtunën.

Që sot, në ishull do të ketë disa ditë zie kombëtare.

Në muajin prill, Fidel Castro mbajti një fjalim të rrallë në ditën e fundit të kongresit të Partisë Komuniste të vendit.

Ai pranoi moshën e tij të thyer, por tha se konceptet komuniste kubane ishin ende të vlefshme dhe populli kuban “do të jetë fitimtar”. /Ora News

Leave a Reply

Back to top button