Kinema & TV

Vdes krijuesi i Spiderman

Karikaturisti amerikan, Stephen Ditko bashkëkrijues i Spiderman-it si dhe i heronjve të tjerë vdiq në moshën 90 vjeçare këtë të shtunë. Policia e Nju Jorkut informoi se u gjet në apartamentin e tij 29 qershor dhe ende nuk është konfirmuar shkaku u vdekjes. Lindi në 1927 nëJohnstown, Pensilvani, Ditko punoi së bashku me atë që më vonë do të ishte drejtori i Marvel, Stan Lee në fillim të viteve 1960. Ishte Ditko ai që ideoi kostumin e njohur të kuq e blu të Sipderman-it.“Sot familja Marvel qan humbjen e Steve Ditko-s. Steve transformoi industrinë dhe Universin Marvel dhe trashëgimia e tij kurrë nuk do të harrohet,” – tha presidentit i Marvel Entertainment, Dan Buckley. Ditko një njeri misterioz që nuk u martua kurrë u largua nga Marvel në vitin 1966 mesa duket për një keqkuptim me Lee. Ishte atëherë kur filloi të punonte me shoqëri të tjera DC Comics, por u kthye të vizatojë për Marvel 1979.  / bota.al

Leave a Reply

Back to top button