Bota

Vdes Michael I i Rumanisë, mbreti pa fron

Mbreti Michael I i Rumanisë, një nga kryetarët e shtetit të Luftës së Dytë Botërore vdiq në moshën 96 vjeçare në shtëpinë e tij në Gjenevë pas një sëmundje të rëndë. Familja mbretërore rumune deklaroi: “Madhëria e tij, Mbreti Michael I  vdiq sot në 5 dhjetor 2017 në orën 13:00, në rezidencën e tij private në Zvicër.” Michael I,  i biri i Karlit të II dhe Elenës mbretëroi në Rumani që nga 1927-1930 nën regjencë dhe më pas nga 1940-1947. Deri në minutat e fundit madhëria e tij u shoqërua nga pricesha Margarita. Trupi i pajetë do të transferohet në sallonin e nderit të kështjellës Peles dhe dy ditë më pas në sallonin e fronit të pallatit mbretëror të Calea Victorie në Bukuresht. Mbreti jetonte në azil, pasi ishte detyruar në vitin 1947 nga komunistët të abdikonte. Jetoi për 50 vite në ekzil në Versoix, Zvicër bashkë me të shoqen Ana de Borbón Parma me të cilën ka 5 fëmijë. Pas ekzekutimit në 1989 të diktatorit komunist Nicolae Ceaucescu, Michael u kthye në Rumani në vitin 1992, por u arrestua dhe u përzu jashtë vendit. Leja për t’u kthyer në Rumani nuk iu dha deri në vitin 1997, kohë në të cilën mori edhe një pjesë të trashëgimisë. Michael Hohenzollern-Sigmaringen iu njohën disa të drejta si kryetari i shtetit edhe pse monarkia nuk është vendosur në Rumani. Mbreti, kushëri i parë i Mbretëreshës Sofia të Spanjës, caktoi si pasardhës të mbretërisë, vajzën e tij të parë, princeshën Margarita. Sipas sonadazheve pothuaj 30% e rumunëve janë pro vendosjes së monarkisë.  / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button