Teknologji

Veçoria më e re tek pajisjet Android

Screen Shot 2015-03-25 at 23.15.35Google do të sjellë një veçori të re tek pajisjet Android, që me siguri do të zgjidhë një problem të rëndësishëm me sigurinë. Nëse përdoruesit harrojnë të kyçin telefonin e tyre me një fjalëkalim, kod apo një lloj tjetër sigurie, dikush tjetër mund ta përdor pajisjen.

Për të shmangur një rast të tillë, Google do të përdorë sensorin akselerometër për të kontrolluar nëse përdoruesi po e mban pajisjen në dorë ose xhep. Në momentin që përdoruesit do ta largojnë telefonin, ai do të kyçet vetë. Fatkeqësisht, kjo veçori e re, e quajtur “On-body detection”, nuk do të arrijë të kuptojë nëse telefoni po përdoret nga pronari i tij apo dikush tjetër. Ai mund të ndjekë lëvizjet e përdoruesit dhe të kuptojë nëse pajisja është në xhep, dorë apo larg përdoruesit. Kjo veçori e re do të funksionojë tek pajisjet Android që operojnë me sistemin Android 5.0. Për momentin, kjo veçori e re po testohet tek pajisjet Nexus të Google-it. /krokodili.al/

Leave a Reply

Back to top button