Kulture

Vepra arti që të ndihmojnë të jetosh. “Muzgu i Jetës”, Sydney Tully, 1894

plaka1

Eshtë shumë e vështirë të të zgjohet një interes i madh për njerëzit e tjerë, e sidomos kjo vlen për të moshuarit. Në portretin e Tullyt, një grua e moshuar qëndron e ulur dhe e menduar në një sfond të errët. Ne nxitemi që të shohim për një kohë më të gjatë nga sa do të shihnim zakonisht. Ajo ka qenë dikur e fortë dhe e vendosur. Dikur ka patur të dashur. Dikur e ka shijuar jeten, mbase edhe me shume se sa ne, qe rrime dhe e veshtrojme me nje ndjenje keqardhjeje…
Tani është e vështirë të dashurohet dhe ndoshta ajo e di. Ajo irritohet, tërhiqet. Por ajo ka nevojë për të tjerët që të kujdesen për të. Të gjithë mund të përfundojnë në pozicionin e saj. Dhe ka momente kur shumë njerëz – në cilëndo fazë të jetës – janë pak të vështirë të admirohen apo të pëlqehen. Dashuria është e lidhur shpesh herë me adhurimin: ne dashurojmë sepse tjetri na duket ngacmues dhe i ëmbël, ose e ëmbël. Por ka një tjetër aspekt të dashurisë, në të cilin ne prekemi prej nevojës së tjetrit, prej bujarisë.
Tully është treguar bujar me plakën që ka pozuar për pikturën e tij. Piktori ka vërejtur me shumë kujdes në fytyrën e saj dhe jo vetëm ai, por të gjithë ne të tjerët, ngrejmë natyrshëm pyetjen: kush mund të jetë ajo?/bota.al

Leave a Reply

Back to top button