Bota

Verhofstadt, me Brexit nevojitet reformë e BE-së

60 vjet pas Traktateve të Romës “Europa ka nevojë për një reformë të re themelore, sepse Bashkimi ynë është në krizë dhe nuk ka shumë miq, qoftë në shtëpi, apo edhe jashtë”. Kështu ka deklaruar udhëheqësi i liberalëve Alde, Guy Verhofstadt në seancë plenare në Parlamentin Evropian. Sipas Verhofstadt, “Brexit, Trump dhe Putin janë arsye të mjaftueshme për të reformuar Bashkimin Evropian dhe për ta bërë këtë në mënyrë të thellë”.

Verhofstadt foli në hapjen e një debati mbi të ardhmen e BE-së, gjatë të cilit u diskutua një paketë propozimesh për reforma, tre rezoluta që do të votohen të enjten për të kërkuar një sërë masash për ta bërë BE-në më efikase: që nga bashkimi i mbrojtjes, tek krijimi i një qeverie të vërtetë për eurozonën, me një kapacitet të sajin fiskale, nga një reformë zgjedhore për të bërë BE-në më demokratike, tek një propozim për të reduktuar Komisionin Evropian. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button