BotaMAIN

Versioni i Henry Kissingerit

Protagonisti më influent dhe kontradiktor i politikës ndërkombëtare të shekullit të XX-të dhe një historian me famë. Henry Kissinger u përgjigjet pyetjeve të Niall Ferguson për llogari të National Geographic Channel. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Richard Nixon dhe më pas Sekretar Shteti përballë historianit dhe editorialistit, autor i “Empire” (lidhur me Perandorinë Britanike) dhe “Colossus” (lidhur me atë amerikane). Më poshtë po përcjellim disa pjesë:

Kissinger: Duhet të kuptosh se je në krye të një procesi historik me një rëndësi të paprecedent. […] Sigurisht që do të bëja të njëjtat zgjedhje, sado të dhimbshme të kenë qenë. […] Në këtë periudhë të jetës time nuk kam interest ë fitoj një sfidë popullariteti në Google. Duhet të reflektoj lidhur me çka kam bërë, të shkruaj dhe të jem fatalist lidhur me të.

Raporti me Richard Nixonin

K: Pas zgjedhjeve të vitit 1968, Nixon më ftoi pranë shtabit qendror të tij në Pierre Hotel të New York. / Më foli për situatën ndërkombëtare për rreth 2 orë – e dija se donte diçka nga unë, por nuk e kuptoja se çfarë. Një javë më pas John Mitchell, një nga njerëzit më të afërt me Nixon në atë periudhë, më telefonoi për të më kërkuar nëse e pranoja postin. Unë e pyeta: Cilin?

K: Gjithmonë kam menduar se për të shpjeguar personalitetin e Richard Nixon do të ishte e nevojshme aftësia e Shakespeare. Parasëgjithash qenë kaq shumë Nixon! Duhet të jetë ndjerë i refuzuar nga dikush në moshë të re. […] Nixon nuk kishte miq të ngushtë, aq unë nuk isha mik i ngushtë me të. / Nuk kishte jetë sociale. Nuk shikohej me askënd. […] Duhet kujtuar se nuk ishte i përgatitur të bënte politikanin. Urrente të njihte njerëz të rinj. Ndjehej gjithmonë i kërcënuar. […] Pas çdo diskutimi pretendonte që asistentët e tij t’i telefononin për t’i thënë se ishte i zoti, gjë që e bindte se nuk kishte qenë edhe aq keq. Influence ime varej nga raporti me Nixon. / I telefonoja 10 herë në ditë dhe e takoja çdo herë që mundesha. Kalonim shumë kohë duke diskutuar me zjarr. […]

K: Në janarin e 1969, Shtetet e Bashkuara qenë në një gjendje jashtëzakonisht të komplikuar. / Kishin kaluar 3 vjet nga fillimi i luftës në Vietnam. Atë vit, protesta ishte bërë luftarake dhe e dhunshme. / Në nivel ndërkombëtar, nuk kishim raporte me Kinën. / Raportet me Bashkimin Sovjetik qenë ngrirë / dhe rusët po ndërtonin një bazë nëndetësesh në Kubë. / Kështu që Presidenti nuk ishte paranojak kur fliste për një problem të markës komuniste në botë. […]

Vietnami

Ferguson: Lufta e Ftohtë menjanë, lufta në Vietnam nuk po ecte mirë. Gjatë presidencës së mëparshme, atë të Lyndon Johnson, kishin vdekur tashmë 30000 amerikanë në terren. Pse të mos ndërpritej lufta dhe të tërhiqeshin trupat?

K: Duhet kuptuar strategjia që ishte në themelin e presidencës Johnson. […] U përdorën 500000 ushtarë për një përkufizim të fitores. / Objektivi ishte t’u shkaktoheshin sa më shumë dëm që të ishte e mundur vietnamezëve të Veriut në mënyrë që të shtyheshin të negocionin. Fatkeqësisht, aftësia duruese e tyre qe shumë më e larta nga parashikimi. […]

K: Administrata  Nixon filloi me 20 janar. 3 javë më pas vietnamezët filluan një ofensivë që vrau midis 400 dhe 500 amerikanëve në një javë. / Strategjia jonë parashikonte tërheqjen e trupave dhe, në të njëjtën kohë, mbrojtjen e aleatëve tanë në jug të Vietnamit. […] Vietnami i Veriut pretendonte tërheqjen e pakushtëzuar të trupave amerikane. / Praktikisht flitej për dorëzim / gjë që, natyrisht, nuk ishte e pranueshme. / Një konservator me një histori politike personale më shumë se 20 vjeçare nuk do ta inauguronte kurrë administratën e tij duke shpallur një dorëzim pa kushte. Ishte mundësia e vetme që kishim, por nuk ishte e konceptueshme. […]

K: Në gushtin e 1969 nisëm një seri takimesh sekrete në Paris me vietnamezoveriorët. / Kisha arritur në konkluzionin se lufta nuk mund të fitohej në terren, kështu që doja të negocioja. Kundërshtari im kryesor ishte Le Duc Tho. / Pavarësisht se më ka bërë të plakem parakohe, më duhet të them se ishte një njeri i spikatur. Vinte nga kryeqyteti i vendi të largët dhe nuk kishte përvojë në fushën ndërkombëtare. Kishte jetuar si revolucionar dhe tani gjendej përpara kundërshtimit të një superfuqie, e megjithatë nuk e humbi kurrë përmbajtjen. Ishte këmbëngulës dhe gjithmonë i sjellshëm. Ishte kokëfortë dhe i pagabueshëm. […] Detyra e tij nuk ishte të negocionte. Detyra e tij ishte që të thyente vullnetin tonë, duke shfrytëzuar përçarjet tona të brendshme. Në Amerikë akuzoheshim në mënyrë konstante se nuk e donim një marrëveshje.

Bombardimi i Kamboxhias

Ferguson: Pika themelore e këtij kundërshtimi të brendshëm qe bombardimi i Kamboxhias. Pse ishte – dhe është akoma sot – një aspekt kaq kontradiktor?

K: I ashtuquajturi bombardim “sekret” i Kamboxhias është një prej episodeve qëllimisht të anashkaluar të kësaj periudhe. Le të sqarojmë më parë se çfarë ndodhi. […] Me 20 janar, pas 3 javësh nga fillimi i mandatit, teksa stafi i Shtëpisë së Bardhë duhej të gjente se ku ishin banjot, Vietnami i Veriut ndërmorri një sulm ku u vranë 400 amerikanë brenda një jave. Pjesa më e madhe e këtyre sulmeve vinin nga baza që vietkongët kishin ngritur në territorin kamboxhian. I mbushur me dyshime, Nixon autorizoi sulmin. / Vendosi të minimizonte rrezikun e demonstrimeve të mëdha masive duke e shmangur njoftimin e sulmit. […] Mendoja se ishte ide e mirë të sulmoheshin këto baza.

Ferguson: E çfarë mund të më thoni për akuzën se qindra mijëra civilë të pambrojtur do të mbeteshin të vrarë?

K: Ky është budallallëk. Po flas për të ashtuquajturin bombardim sekret. / Është e natyrshme që ka pasur viktima midis civilëve, duke qenë se bëhej fjalë për një operacion ushtarak, / por po flas ekskluzivisht për bombardimin sekret.

Exit strategy

Ferguson: Gjendeshit kështu në mes të Luftës së Ftohtë, të kërcënuar nga një sulm bërthamor, dhe duhej të mbyllnit një luftë në Juglindjen aziatike që po përçante vendin. Si mendonit ta bënit?

K: Presidenti Nixon dhe unë kishim në mendje një strategji paqeje qysh nga fillimi. / Kishim kuptuar se Bashkimi Sovjetik dhe Kina qenë armiq dhe jo aleatë. Veç të tjerash, besonim se shpërndarja e botës ishte e panatyrshme. / Kina ishte jashtë sistemit ndërkombëtar, / kështu që strategjia ishte të përfshihej, në mënyrë që Bashkimi Sovjetik do të kishte tjetër se çfarë të mendonte. / Një aspekt tjetër i rëndësishëm ishte se, duke favoprizuar marrëdhëniet me Kinën, do të mund të na ndihmonin që të bindnin vietkongët që të na bënin lëshime. […] Nixon pati kurajën që t’i hapej Kinës i mbështetur nga një këshilltar i vetëm, pa konsultuar vendet e tjera. Mendonte se sikur gjëja të ishte bërë publike përpara se ta shpallte, nuk do të përfundonte kurrë me sukses.

Ballë për ballë me Mao Ce Dunin

K:  Çdo takim kishte një skemë të tijin dhe skema ishte që kinezët nuk do të na e thonin kurrë përpara kohe se kur do ta takonim Maon. Të shoqëronin në rezidencën e Maos, e cila ndodhej në Qytetin e Ndaluar dhe ishte si çdo shtëpi tjetër, shumë e thjeshtë, pa roje. / Kalohej një korridor me një tavolinë pingpongu për të arritur në studion e tij, e cila gjatë vizitës time të parë përfshinte edhe një krevat, që më pas u zhduk. Kishte libra nëpër gjithë dyshemenë. Mao ishte i ulur në një gjysmërrethi me karrige. […] Gjatë jetës time kam takuar pak njerëz që e dominonin dhomën si ai, si ata aktorë që dalin në skenë dhe e pushtojnë publikun brenda një sekonde. Mao ishte nga ata njerëz. […] Kishte një ndjenjë sardonike humorizmi dhe ishte gjithmonë paksa kërcënues, pak fare, aq sa duhej. Më tha: “E shikoni profesor, është e lehtë të bashkëbisedosh me mua. Çdo lëshim që bëj zgjat 100 vjet”. Por në të vërtetë nënkuptonte: “Ki kujdes: nëse më sulmon, nuk do t’ia kalosh lehtë”.

Origjina gjermane

K: Isha 9 vjeç kur nazistët erdhën në pushtet. / Mu ndalua të frekuentoja shkolla gjermane. / Gjermanët me të cilët prindërit e mi kishin raporte i ndërprenë menjëherë ato. / Për prindërit e mi qe një ndryshim tronditës jetese. / Ata nuk qenë intelektualë. Im atë ishte mësues, jo njeri praktik. Ferri nazist e paralizonte. Ime më ishte më e thjeshtë dhe shumë praktike. Për të mirën e fëmijëve, vendosi ta lërë Gjermaninë dhe im atë nuk e kundërshtoi. Unë vuajta për humbjen e shokëve të mi dhe të jetës time. Qe një kthesë e madhe në jetëm time, e cila pati një influencë të thellë mbi mua. Të gjitha siguritë e mia u zhdukën. […] 3 vite më vonë, erdha s refugjat. Amerika dhe Gjermania qenë në luftë. U mobilizova në ushtrinë amerikane. Kur u ktheva në Gjermani, eksperimentova personalisht holokaustin, nga këndvështrimi i anëtari të ushtrisë pushtuese. Arrita në vend i pari. / Respektivisht drejtimit nga vinim, kampi hebre ishte në të djathtë. Mbanin uniforma me vija. […] Kampi i përqëndrimit Ahlem ka qenë… hëm, nuk kisha parë kurrë kamp përqëndrimi, nuk kisha parë kurrë të burgosur si ata. […] Hebrenjtë qenë në një gjendje çnjerëzore. / Qenë shumë të dobët. Jetonin në Baraka druri, 3 ose 4 për shtrat. Përreth kishte shumë kufoma. Instiktivisht, menduam që t’u jepnim të hanin, duke u dhënë atyre racionet tona, duke vrarë kështu disa prej tyre, pasi nuk qenë në gjendje të përtypnin ushqime të ngurta. / Ishte një botë me mospërputhje idioteske. […] Shumë prej familjarëve të mi dhe rreth 70% e shokëve të mi të klasës kanë vdekur në kampet e përqëndrimit. Është një gjë që nuk mund ta harroj. […] Ishte detyra ime të pengoja që gjëra të ngjashme të ndodhnin sërish.

Grushti i shtetit në Kili

K: Në shtator të 1970, marksisti Salvador Allende ishte në fushatë elektorale për presidencën e Kilit. / Siç u demonstrua më pas nga disa dokumenta, ekzistonte frika se mos Allende ishte i lidhur me Bashkimin Sovjetik dhe me Kubën. I frikësoheshim vendosjes së një qeverie komuniste në Santiago. Besoj se edhe një student e kuptonte se Allende ishte në të majtë të partisë komuniste. […] Qenë këto bazat e problemit kilian. Por nuk i shkova më thellë çështjes kiliane. […] Papritmas, na lajmëruan se Allende kishte fituar zgjedhjet. / Kështu, në mes të një krize, Presidenti i dha urdhëra drejtpërsëdrejti inteligjencës. / Në thelb, Nixon dha urdhëra që të merreshin masa. […] Papritmas, na lajmëruan se Allende kishte fituar zgjedhjet. / Nixon ishte absolutisht i indinjuar. Papritmas e informuan se në Santiago kishte një qeveri komuniste. […] Kështu, Shtetet e Bashkuara nuk bënë asgjë për ta kundërshtuar. Gjëja e vetme që bënë që furnizimi me fonde partitë dhe gazetat që Allende kishte ndaluar.

Ferguson: Kur ushtarakët kilianë e përmbysën Allende në 1973, qeveria e Shteteve të Bashkuara, vetë ju, qetë përfshirë?

K: Nuk kishim të bënim aspak me çfarë ndodhur dhe çdo hetim e konfirmon. […]

Ferguson: Imagjinoj që ju dhe Presidenti Nixon e keni pritur me kënaqësi lajmin e grushtit të shtetit.

K: Nartyrisht.

Ferguson: Nuk duhet t’ju ketë ardhur keq… As Presidentit Nixon.

K: Jo. Asnjërit nga ne nuk i erdhi keq.

Lufta e Ftohtë

K: E gjitha kjo ndodhte ndërkohë që rajone të ndryshme të botës qenë në erupsion, pasi Bashkimi Sovjetik, me ideologjinë e tij, por fitonte terren. Problemi themelor ishte të menaxhohej agresioni sovjetik, duke reduktuar në të njëjtën kohë kërcënimi i një asgjësimi bërthamor. Dialogu me udhëheqësit sovjetikë ishte me rëndësi jetike. Ata qenë një produkt i spastrimeve dhe qenë ngjitur në gradë ndërkohë që Stalini shfaroste baballarët e tyre. qenë rritur në një regjim terrori. / Në një farë kuptimi, qenë vullkanë të shuar. / Ajo që i bënte në një farë mënyrë të cënueshëm ishte dëshira që të njiheshin sit ë barabartë, në gjendje të jetonin në bazë të standardeve ekonomike perëndimore. […] Brezhnjevi na ftoi në Sovietpol, një rezervat gjuetie ku kishte një shtëpi deridiku të sofistikuar. / Më pyeti sesa do të kushtonte kjo shtëpi në Shtetet e Bashkuara. / Ju përgjigja “400000 dollarë’, që më dukeshin shumë. E pashë të shokuar. Një nga të mitë më sugjeroi t’i thoja se i gjithë rezervati do të kushtonte disa milionë. Pas këtyre fjalëve, Brezhnjevit i ndriti fytyra. […] Ai ishte në krye të ndërmarrjeje të madhe të cilës po i humbiste kontrollin. E dinte se gjërat nuk po funksiononin. Donte paqen me Shtetet e Bashkuara. Plani fillestar parashikonte një samit me rusët lidhur me kontrollin e armatimeve përpara se të kompletonim marrëdhëniet diplomatike të saponisura me Kinën, por rusët qenë të zotë dhe e mësuan se kisha qenë në Pekin. […] Tri javë pas vizitës time në Pekin, rusët pranuan që të bëhej samiti që uronim të bëhej. […] Qe kurorëzimi i 4 viteve punë. Do të konkludonim një marrëdhënie të bilancuar midis dy fuqishë bërthamore. Qe një prej momenteve më elektrizuese që mund të jetohen.

Fundi i Vietnamit dhe Watergate

K: Një përdorim masiv i forcave ajrore amerikane e dobësoi mbrojtjen e Vietnamit të Veriut. […] Në shtator, Le Duc Tho u tërhoq dhe në tetor jo dorëzua negociimit. U ktheva nga takimi me Le Duc Tho dhe i raportova Nixon. Besoj t’i kem thënë: “Ja dolëm. Kemi tre në tre; Rusi, Kinë dhe Vietnam”. […]

K: U mbërthyem në një diskutim lidhur me atë se çfarë do të ndodhte, çfarë do të mbetej dhe çfarë do të nënkuptonte. Përpara se të largohesha, më kërkoi që të luteshim bashkë. / Duke parë solemnitetin e rastit dhe fatin e pamëshirshëm, nuk pashë asgjë të çuditshme. Çfarë mund të bëhej tjetër? […] Ka qenë një ndër momentet më mallëngjyes të jetës time dhe është edhe për këtë që e respektoj Nixon. Nuk donte të linte dëshmi, por të mbyllte mbrëmjen që do të përfundonte një jetë kushtuar politikës. […] Rënia e Vietnamit të Jugut dhe evakuimi i Sajgonit qenë padyshim momenti më i trishtuar i karrierës time politike. […] Kishte një President të ri që duhej të ndeshej me një Kongres armiqësor. I shkurtoi ndihmat ekonomike dhe financiare për Vietnamin e Jugut me dy të tretat. Duke shfrytëzuar atmosferën demoralizuese, Vietnami i Veriut e drejtoi të gjithë ushtrinë për nga jugu. Ju deshën 3 muaj që të thyenin rezistencën e Vietnamit të Jugut. […] Jam shumë i bindur se Vietnami nuk duhej të binte. Është faji ynë.

Bilanci

[…] Mendoj se është legjitime të thuhet se unë e kam dhënë tashmë një pjesë të madhe të kontributit tim për botën. Vija nga një grup akademikësh dhe kam përfunduar në krah të një Presidenti që ka përqafuar politika pasojat e të cilave nuk qe në gjendje t’i përballonte. […] Gjatë gjithë jetës kam kërkuar që ta bëj botën më paqësore. Kam kërkuar që të parandaloj një luftë katastrofike dhe ta çoj Amerikën në një drejtim më të qëndrueshëm. / Është e vështirë të thuhet nëse e gjitha kjo do të më nihet ndonjëherë. Në të mirë dhe në të keq, vendimet kryesore pasqyronin bindjet e mia. Do ta ribëja gjithçka që kam bërë, edhe gjërat më të dhimbshme, si Vietnami. […] Nuk do t’u jap një përgjigje të duhur për atë që doni të dini, edhe pse e di se publiku do të mbetej më shumë i goditur nga një mea culpa e imja.

(Nga National Geographic Channel)

Përgatiti: ARMIN TIRANA / bota.al

Back to top button