Thenie

“Vetëm me zemër mund të shohësh drejt. Gjërat thelbësore janë të padukshme për syrin”. Sa shumë urtësi ka në librat për fëmijë…

screen-shot-2016-10-07-at-19-29-15

Ji ai që je dhe bëj atë që ndjen, sepse ata që e vrasin mendjen nuk kanë rëndësi, dhe ata që kanë rëndësi, nuk e vrasin mendjen.

Dr. Seuss, “Macja në kapele”

“Premtomë që nuk do të harrosh, se je më i guximshëm nga sa beson, më i fortë nga sa dukesh, më i zgjuar nga sa mendon”

Uini Pu

“Mbi të gjitha, me ata sy që të shkëlqejnë, shih botën përreth teje. Sepse sekretet më të mëdhenj janë të fshehur gjithmonë në vendet ku më pak të shkon mendja”

Road Dahl, “Charlie dhe fabrika e cokollatave”

“Nuk të bën mirë të jetosh në ëndrra dhe të harrosh të jetosh”

Herri Poter dhe guri filozofik

“Ajo që sheh dhe ajo që dëgjon varen shumë nga vendi ku ndodhesh: varet edhe nga ajo se cfarë lloj personi je”

Nipi i Magjistarit

“Vetëm me zemër mund të shohësh drejt. Gjërat thelbësore janë të padukshme për syrin”

Antoine de Saint Exupery, “Princi i vogël”

“Ti ke qenë miku im. Kjo në vetvete është një gjë jashtëzakonisht shumë e madhe”

Rrjeti i Sharlotës

“Eshtë e kotë të kthehem tek e djeshmja, sepse atëherë unë isha një tjetër njeri”

Liza në botën e cudirave

“Në momentin që vë në dyshim nëse mund të fluturosh, ti pushon një herë e mirë së qëni i aftë për ta bërë”

Piter Pan

“Asnjë vend nuk është si shtëpia”

Magjistari i Ozit

“Nëse ke mendime të mira, ata do të rrëzëllijnë nga fytyra jote dhe ti do të dukesh gjithmonë e bukur”

Road Dahl, Matilda

“Atëherë, eja me mua, atje ku ëndrrat lindin dhe ku koha nuk planifikohet asnjëherë. Mendo vetëm gjëra të lumtura dhe zemra jote do të fluturojë me krahë, përgjithmonë, në Tokën e Askundit”

Piter Pan / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button