JAPONI-Hajduti nuk mund të arratiset më çantën e mbushur me para të vjedhura sepse ishte tepër e rëndë.
Një burrë, emri i të cilit nuk bëhet publik nuk ka mundur të shkojë tek motoçikleta me paaratë e vjedhura pasi thesi me para të cilin e tërhiqte me vështirësi për shkak të peshës e pengoi. Si pasojë ai u plagos nga policia duke marrë një plumb në këmbë dhe një thes me 80 kg para u arrestua duke u dërguar në burg.
Sipas raportit të Sky Neës, ai nuk kishte llogaritur peshën ndaj ngeci në rrugë. Kështu që policia e qytetit Huludao të Kinës mundi t’a arrijë dhe më pas ta prangosë. Ai kishte vjedhur 1.17 milion yuanë, që janë më shumë se 220 mijë euro e të cilat janë kthyer menjëherë në bankë. “E urrejë veten që kam bërë diçka të tillë”, tha në një intervistë autori. “Do t’i trajtoj mirë prindërit dhe gruan një ditë kur të lirohem nga arresti”, shton ai, por ndëerkohë video e arratisë së dështuar ka bërë xhiron e botës.
https://www.youtube.com/watch?v=s5ebHVBx33I
balkanweb