Video

VIDEO / Kur policët e tifozët serbë keqtrajtonin tifozët e lojëtarët kroatë. Dhe reagimi i Bobanit

boban

Ish -futbollisti kroat i Milanit mbrojti një tifoz nga goditjet e një polici serb dhe u shndërrua në një mit. Ndodhi më 13 maj të vitit 1990, kur luante me Dinamon e Zagrebit. Para ndeshjes me rivalët historikë të Yllit të Kuq, në stadium ndodhi gjithçka.
Incidentet në Beograd të çojnë në mënyrë të paevitueshme në të shkuarën kur Jugosllavia ishte ende një shtet i vetëm, ndonëse në prag të luftës civile. 13 maji i vitit 1999. Kjo ditë ka mbetur në histori si një prej faqeve më të errëta të futbollit ballkanik. Luhet në stadiumin Maksimir të Zagrebit; kundështarët janë rivalët historikë, Dinamo e Zagrebit dhe Ylli i Kuq i Beogradit. Ylli i kroatëve është Zvonimir Boban, 21 vjeç.
Ndeshja, e vlefshme për kampionatin jugosllav, në të vërtetë as që nis të luhet, sepse në shkallët e stadiumit ndodh gjithçka. Dy tifozeritë përleshen dhe në pak minuta situata degjeneron në mënyrë dramatike. Policia, me shumicë serbësh, mbyll një sy ndaj veprimeve të tifozëve miq, atyre të Yllit të Kuq dhe godet ato të Dinamos së Zagrebit me shkopinj gome e gaz lotsjellës. Reagimi është i menjëhershëm: kroatët hyjnë në fushë dhe nisin të gjëmojnë tifozët serbë. Ndërhyjnë repartet speciale të policisë që përdorin mjete të blinduara dhe ujë me presion.
Kur lojëtarët e Dinamos tentojnë të bindin tifozët që të zënë vendet e tyre, ndodh momenti më shpërthyes: Boban godet një polic me shkelm për të mbrojtur një të ri tifoz nga goditjet e shkopinjve të gomës të policisë federale jugosllave. Boban-in e shpëtojnë disa mbështetës dhe drejtues të skuadrës së Dinamos. (foto e mësipërme)
Revolta brenda dhe jashtë stadiumit përfundon pas disa orës me dhjetëra të arrestuar dhe të plagosur. Boban, i shndërruar tashmë në një hero për popullin kroat, rrezikon të arrestohet. Por dënimi është përjashtimi për 6 muaj nga futbolli dhe nuk thirret në kombëtare për botërorin e Italisë.
“Reagova ndaj një padrejtësie të madhe, kaq e qartë që nuk mund të rrija indiferent. Kur polici më goditi, u përgjigja”, tregoi më vonë Boban. /lapsi.al/

https://www.youtube.com/watch?v=uXr1Z-MiApo

Leave a Reply

Back to top button