Arabahu është një zonë shktretëtire, e cila nis nga pjesa jugore e Detit të Galilesë, shkon deri në Detin e Vdekur dhe përfundon në Gjirin e Akabës. Panorama në shkretëtirë ndryshon dhe në disa vende të ngjan si një hapësirë Hënore. Ka shtigje të posacëm për njerëz që u pëlqejnë të bëjnë ecje dhe mund të zgjedhësh një rrugë për të shkuar në Malin Sodom, i përbërë prej kripës së gurit dhe i famshëm për një prej kolonave të tij që quhet (gruaja e Lotit), që i referohet historisë biblike të shkatërrimit të Sodomës dhe Gomorrës. Një tjetër fakt interesant për Arabahun është se besohet që Mbreti Solomon kishte miniera bakri aty.
https://www.youtube.com/watch?v=rBOBgGT_2xo