Bota

Video tregon momentin kur qëllohet turma në Las Vegas

Një video e një dëshmitari amator duket se tregon të paktën një person të armatosur gjatë një festivali muzikor pranë kazinosë Mandalay Bay të Las Vegas, që lë të paktën dy të vdekur.

Video tregon njerëzit që argëtohen në një shfaqje në Route 91 Harvest Festival, pranë kazinosë, para se të dëgjohen të shtënat. Dëshmitarët thonë se këngëtari country Jason Aldean po luante aty nga fundi i koncertit, kur filluan të dëgjoheshin të shtënat.

Dy pjesëmarrës raportuan se dëgjuan një zhurmë “si fishekzjarre” para se të kuptonin se atentatorët po mbushnin sërish armët dhe qëllonin mbi turmën. Një burrë insistoi se ishin të përfshirë disa atentatorë.

Pamjet tregojnë vizitorët e festivalit që ikin nga zona mes të të shtënave të armëve, dhe pastaj fillojnë ulërimat. Një person në video dëgjohet duke qarë.

Policia ka vendosur zonën në bllokim dhe ka mbyllur pjesët e rripit të Las Vegasit dhe Interstate 15.

Disa fluturime të destinuara për Aeroportin Ndërkombëtar të McCarranit u devijuan për shkak të incidentit. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button