Kjo ka qenë ngjarja që i ka ndodhur presidentit amerikan Barack Obama në një qendër votimi në Illinois të hënën. Presidenti ka qenë duke votuar në fushatën e guvernatorit, Pat Quinn, kur është përballur me”të dashurin xheloz” që e ka vënë në siklet presidentin amerikan. Mike Jones pa se Obama po votonte në kutinë me numër 44 ngjitur me të dashurën e tij Aia Cooper.
Pasi iu afrua kutisë së votimit Mike thotë ” Zoti President mos e prek të dashurën time”
-Cooper qeshi dhe tha: Vërtetë e tha ai këtë?
-Megjithatë presidenti u përgjigj: Nuk kisha ndërmend ta bëja Mike!
-Cooper qeshi dhe i kërkoi falje Obamës për sjelllejn e të dashurit të saj.
-Ndërsa Obama vazhdoi me shakanë: Tani do ktheheni në shtëpi dhe do u tregoni miqëve tuaj për këtë. Nuk mund ta besoj. Si e ka emrin?
-Cooper u përgjigj: Mike
-Nuk mund ta besoj Mike. Është kaq budalla. Por fatmirësisht, fatmirësisht Presidenti nuk e mori për keq këtë shaka,- vazhdoi Obama.
-Pasi Obama mbaroi së votuari ai e përqafoi të dashurën e Mike, Aia dhe iu drejtua: “Tani ti do më puthësh mua, që t’i japësh një arsye për të folur të dashurit tënd. Tani po, që ai do bëhet xheloz”.
https://www.youtube.com/watch?v=ZQqaf4MrbW0