Perkthyer dhe titruar nga www.bota.al – Në kohën e funeralit të tij shtetëror në mars 1953, njeriu që bota “me dashuri” e kish thirrur Xhaxha Stalini kishte katër ditë që kishte vdekur. Populli i Bashkimit Sovjetik derdhi lot për udhëheqësin e tyre të vdekur. Për popullin rus, Stalini ishte një shpëtimtar, udhëheqësi i madh që do të shkëpuste ata dhe vendin nga “nofullat” e nazistëve të Hitlerit dhe që mbajti larg amerikanët.
Teksa kalonin pranë arkivolit të tij, shumë pak donin të kujtonin që Stalini kishte edhe një reputacion tjetër, më të errët, si vrasësi i miliona njerëzve të popullit të tij.
https://www.youtube.com/watch?v=T94vxKsk1bs
“Ka edhe fjalë të tjera për ta përshkruar, por ‘I lig’ është në fakt një fjalë shumë e përshtatshme”. Stalini e shndërroi Rusinë sovjetike, në një prej vendeve më vrastarë që kishte parë ndonjëherë bota.
“Si rezultat i drejtpërdrejtë i politikave të Stalinit, afro 20 milionë vetë, gjatë asaj periudhë, u arrestuan, ndoshta 7 milionë prej tyre u ekzekutuan”.
“Cdo gjë që ai ndërtoi u shndërrua në pluhur e hi. Dhe cdo gjë thjeshtë u shkatërrua”.