Video

VIDEOLAJM / Haxhi në Mekë: Siguria, prioriteti numër një

https://www.youtube.com/watch?v=mXSUviq2T58

Haxhi i këtij viti në Mekë po zhvillohet në sfondin e Ebolës, gjë që po pengon myslimanët nga tre vende afrikanë që të udhëtojnë drejt Mekës, si dhe spektaklin e tmerrshëm të ekstremistëve myslimanë, që kanë dalë jashtë kontrolli, në emër të Allahut dhe flamurin e tyre të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Hajj

Kujdestarët sauditë të vendit më të shenjtë të Islamit janë shumë të ndjeshëm, cdo vit, për incidente që do të prishnin Haxhin dhe siguria këtë vit është më e shtrënguar se kurrë, me 85 mijë policë.

Forca e bashkimit tonë na ndihmon që njerëzit të mos na shkatërrojnë me lehtësi. Eshtë shumë e rëndësishme të tregosh unitetin dhe forcën tënde.

Sheiku na tha sot se ISIS nuk përfaqëson Islamin dhe Islami nuk është fajtor për veprimet e tyre.

Ne ndjekim predikuesit tanë dhe ne ndjekim qeverinë saudite, e cila është kundër tyre.

Sipas televizionit shtetëror, më shumë se 235 mijë pelegrinëve u është refuzuar pjesëmarrja në Haxhin e këtij viti, ose për arsye mjekësore, ose sigurie. Pritet që numri total i pjesëmarrësve të jetë 2 milionë.

Leave a Reply

Back to top button