Shendeti

Vitamina D, kushtojini vëmendje këtij shqetësimi, pasi tregon se keni mungesë të saj

Ekziston një sinjal që trupi ynë na jep kur vuajmë prej pamjaftueshmërisë së vitaminës D dhe që nuk duhet absolutisht ta nënvlerësojmë. Me dimrin përherë e më të ftohtë, sistemi ynë imunitar lufton kundër gjithë virozave të stinës. Vitamina D ka një rëndësi të madhe në këtë aspekt dhe mund të ndodhë që nivelet e saj të bien në organizmin tonë. Një nga simptomat e para që na tregon një pamjaftueshmëri të vitaminës D në organizëm, është lodhja kur sapo jemi zgjuar, si dhe djersitja e shprehur.

Duhet të dini se mungesa e vitaminës D na bën të ndiejmë edhe trishtim, sepse serotonina, e njohur ndryshe edhe si hormoni i lumturisë, ka nevojë për vitaminën D që të prodhohet. Ndërkohë, shqetësimet e tjera që nuk duhen nënvlerësuar, përfshijnë rritjen e peshës trupore, si dhe dhimbjen e kockave dhe artikulacioneve, sidomos të gjurit. Nëse vini re ndonjë prej këtyre simptomave tek vetja juaj, është e mira të kontaktoni mjekun e familjes suaj, i cili do t’ju këshillojë apo do t’ju japë mjekimin për të rritur nivelet e kësaj vitamine në organizëm.

Mjekët e dyshojnë pamjaftueshmërinë e vitaminës D në këta individë:
-Tek ata që ndjekin një dietë jo të mirë, ose që kanë ekspozim të reduktuar në diell.
– Të porsalindurit që vuajnë prej tetanisë (një formë e spazmave muskulare).
– Tek fëmijët, të cilët kanë shenja rakitizmi.
-Tek të moshuarit, sidomos tek ata që kanë reduktim të masës kockore (që vuajnë prej osteoporozës), ose që kanë pësuar fraktura kockore.

Back to top button