Bota

Vladimir Putini: Poli i Veriut është yni. OKB duhet të na e rikthejë!

Screen Shot 2015-08-11 at 10.25.24Nga NICK GUTTERIDGE

I pakënaqur tërësisht me zgjerimin e bazës së pushtetit të tij në Ukrainë, presidenti rus ka bërë tashmë një pretendim të guximshëm për një pjesë të madhe të Arktikut. Rusia i ka drejtuar prej kohësh sytë nga akujt e Arktikut, që mendohet se mund të përmbajë rezerva të mëdha nafte, minerale të çmuar etj.

Putini shpalli kohët e fundit planet për të rritur praninë e marinës së vendit të tij në rajon, duke shkaktuar frikëra se Rusia po përgatitet për një aneksim masiv përmes ushtrisë. Tani, Rusia ka paraqitur një kërkesë në OKB, ku pretendon një pjesë të madhe të akujve të Arktikut që mbulojnë afro 500 mijë milje katrorë, një pjesë e të cilës është pretenduar tashmë nga Danimarka.

Screen Shot 2015-08-11 at 10.57.38Zyrtarët rusë pretendojnë se hartat e pllakave tektonike tregojnë që territori i pretenduar është pjesë e “karakterit kontinental” të Rusisë.

Megjithatë, ky pretendim do të shkaktojë frikë se Putini mund të ketë plane të mëtejshëm ekspansionistë, në vijim të aneksimit të Krimesë dhe përzierjes së vendit të tij në konfliktin ukrainas.

Rusia është bërë gjithashtu gjithmonë e më kanosëse edhe kundrejt NATO-s dhe fuqive të saj gjatë muajve të fundit, teksa numri i fluturimeve të avionëve të vet gjuajtës dhe bombardues, në hapësirat ajrore të aleatëve të NATO-s, është rritur shumë.

Në një deklaratë ku informonte për këtë pretendim, qeveria e Rusisë thoshte: “Kufijtë e jashtëm të pjesës kontinentale në Oqeanin Arktik, bazuar mbi prova shkencore, kanë një karakter kontinental”.

Moska do i kërkojë tashmë komisionit të posaçëm të OKB që të marrë një vendim mbi kufijtë kontinentalë në Oqeanin Akrtik.

Screen Shot 2015-08-11 at 10.57.43Pretendimi zyrtar i Danimarkës në këtë komision, i bërë në emër të Groenlandës, ishte përpjekja e parë për të pretenduar pronësinë e Polit të Veriut.

Kjo gjë provokoi reagimin e Putinit, i cili nujk do të donte kurrë që toka të pasura të binin në duar të perëndimorëve. Kur Danimarka dorëzoi pretendimin e saj në dhjetor 2014, një ekspert i sovranitetit të Arktikut paralajmëroi se Rusia do të kundërpërgjigjej.

Profesori kanadez, Michael Byers tha: “Eshtë ironike që i vetmi vend për të cilin mund të thuhet se është provokator tani në Arktik, është Danimarka. Dhe kjo nuk shkon fare me traditën e diplomacisë konstruktive të këtij vendi”.

Screen Shot 2015-08-11 at 10.57.50Sipas rregullave të OKB, shtetet kanë të drejtë të pretendojnë zgjerimin e kufirit kontinental deri në 200 milje detare nga bregu i tyre. Qeveria daneze pret që pretendimi i saj të shqyrtohet deri në vitin 2027, pasi ka shpenzuar më shumë se 40 milionë dollarë në kërkime.

Edhe Kanadaja ka thënë se do të ëprpiqet të zgjerojë pretendimet territoriale në Arktik, për të përfshirë Polin e Veriut, ndonëse ende nuk ka paraqitur një hartë për pretendimet e saj.

Sipas Observatorit të Barencit, hapësira që pretendin Rusia përfshin pothuajse 600 puse nafte, më shumë se 150 puse gazi dhe depozita të mëdha floriri dhe nikeli. Muajin që kaloi, Rusia bëri të ditur se marina e saj do të dërgojë një flotë akullthyerësish të rinj në Arktik, të cilët do të ndihmojnë për anashkalimin e patrullave të sigurisë së NATO-s.

Anijet gjigande do të krijojnë rrugë detare përmes akullit të Arktikut, gjë që do u lejonte anijeve luftarake ruse një mundësi hyrjeje, pa u pikasur, në oqeanet Atlantik dhe Paqësor.

Megjithatë, duket se kjo mund të jetë edhe pjesë e lëvizjes së guximshme të Putinit për të përvetësuar pasuritë e Arktikut, teksa pasuritë minerare dhe nafta e Rusisë nis të zvogëlohet.

Vendi është goditur rëndë nga sanksionet perëndimore, që erdhën si pasojë e pushtimit të paligjshëm të gadishullit të Krimesë.

express.co.uk – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button