Shendeti

Vlerat që e bëjnë të pazëvendësueshëm vajin e ullirit për organizmin tonë

Vaji i ullirit është një mrekulli e natyrës për shkak të vlerave ushqyese që mbart. Mjafton shumë pak prej tij për të na ruajtur një ritëm normal të metabolizmit, si dhe për të na mbrojtur nga një sërë sëmundjesh malinje, kardiovaskulare, neurologjike, apo edhe dermatologjike.

Ju mund ta përdorni vajin e ullirit për të gatuar, por edhe për të përgatitur sallatat e frutave. Mund ta konsumoni edhe një lugë vaj ulliri çdo mëngjes. Ndoshta ju duket e shpifur, por është gjithçka që ju duhet për t’ju mbrojtur nga sëmundjet e përmendura më sipër, si psh. nga Alzhajmeri. Alzhajmeri është një sëmundje e shoqëruar me harresë mendore. Vaji i ullirit largon proteinat toksike nga trupi ynë duke përmirësuar kujtesën.

Shumë studime tregojnë edhe një lidhje pozitive midis konsumit të vajit të ullirit dhe reduktimit të shfaqjes së llojeve të ndryshme të tumoreve, si psh të kancerit të gjirit që është studiuar më shpesh nga studimet epidemiologjike. Thuhet se vaji i ullirit ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit dhe mbron ADN-në e qelizave nga dëmi që mund të shkaktohet në rastet e tumoreve.

Disa vlera të tjera të vajit të ullirit përfshijnë :

1) Mbron shëndetin e zemrës. Vaji i ullirit ul shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare me 41% për shkak të polipenolit që përmban, i cili ul nivelin e kolesterolit në gjak.

2) Përmirëson sistemin imunitar. Vaji i ullirit përmban mjaft antioksidantë që e forcojnë sistemin imunitar.

3) Ndihmon në rënien në peshë. Vaji i ullirit përbëhet nga yndyra të shëndetshme që mundësojnë djegien e yndyrave trupore në mënyrë më të shpejtë.

4) Redukton rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të tjera kronike dhe mendore, të cilat i përmendëm edhe më sipër (rasti i demencës së Alzhajmerit). / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button