Bota

“Votarem!” – “Lërmë të shkoj!” Pique futet në sherr me gjithë Spanjën, për referendumin

Furtunë në rrjetet sociale spanjolle kundër Gerard Pique, mbrojtësit të Barcelonës, i njohur për simpatitë e tij independentiste. Sot, blaugranasi ka ftuar katalanasit në Tuiter për të votuar në referendumin e së dielës për pavarësinë, i shpallur “i paligjshëm” nga Madridi.

“Le të shprehimi në mënyrë paqësore, të mos u japim asnjë justifikim, kjo është ajo që ata duan, por ne të këndojmë mirë dhe me forcë: “Lërmë të shkoj!” shkroi bashkëshorti i këngëtares Shakira. Ka shpërthyer menjëherë zemërimi i shumë spanjollëve, që kanë kërkuar që lojtari katalanas të përjashtohej menjëherë nga kombëtarja spanjolle. Piqué ka qenë prej kohësh shënjestër e tifozëve të Realit të Madridit, një konkurrent i madh i futbollit spanjoll dhe europian. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button