Bota

Vrasje në Baton Rouge / Urrejtja që po favorizon Donald Trumpin

Screen Shot 2016-07-17 at 10.52.55 PMCLEVELAND – “Ne jemi në zi. Këta policë vdesin për shkak të mungesës së lidershipit. Unë kërkojnë që në Amerikë të rikthehen rendi dhe ligji”, gjëmon Donald Trumpi, pas pritës që vrau tre oficerë policie në Baton Rouge, Luiziana. Disa orë para konventës republikane, kandidati i krahut të djathtë reagon për shkallëzimin e ri të dhunës me sfond racial, të shtënat në afërsi të vendit ku në 5 korrik, policia vrau një shitës zezak ambulant, duke shkaktuar protesta të mëdha të komunitetit lokal afro-amerikan.

Rikthehet efekti-Dallas: në qytetin e Texasit, në 7 korrik u vranë pesë policë të bardhë, në shenjë “hakmarrje” për vdekjen e padrejtë të qytetarëve afro-amerikanë nga policia. Spiralja e hakmarrjes helmon mjedisin zgjedhor, dhe ajo mund të ketë ndikim në rezultatet e 8 nëntorit. Dhuna e zhvendos konsensusin në favor të Trumpit. “Barack Obama u informua mbi ngjarjet në Baton Rouge”, thuhet në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti është i rrethuar nga tensioni racor, pëson një rënie të papritur në popullaritet pas Dallasit (ra brenda pak ditëve, nga 50% në 48% të votave), kështu që është më pak i efektshëm nga sa pritej, në kundërvënien ndaj Trumpit dhe mbështetjen për Hillary Clintonin.

Kandidati republikan kishte treguar tashmë disa ditë më parë se dëshironte të shfrytëzonte tragjedinë e Nicës. “Kongresi të mblidhet për t’i shpallur luftë terroristëve islamikë. Dua menjëherë kontrolle ekstreme për emigrantët që vijnë nga vendet myslimane”. Me këto fraza, Trumpi ka kapitalizuar tronditjen nga masakra e Francës. Në një klimë të alarmit të lartë nga forcat e rendit, Konventa Republikane që duhet ta kurorëzojë dhe projektojë drejt Shtëpisë së Bardhë sot tërheq në Cleveland, Ohio, pesëdhjetë mijë vizitorë.

Edhe përpara ekzekutimit të tre agjentëve në Baton Rouge, të gjitha ngjarjet e fundit nga bota – duke përfshirë grushtin e shtetit të dështuar në Turqi, një tjetër shenjë e një “kaosit globale, që është trashëgimia e Obama-Klintonit” – duket se kanë punuar në favor të manjatit të pasurive të patundshme nga Nju Jorku. “Propozimet e tij janë gjithmonë të paqarta ose jopraktike, por si slogane, ato tërheqin”, e përmbledh Nju Jork Tajms, një opinion të përbashkët të shumicës së analistëve. Java e kaluar përfundoi me një seri sondazhesh që tregonin Hillarynë në rënie, ndonjëherë deri në barazim. Mendimi i ekspertit më autoritar në fushën e sondazheve, Nate Silver i FiveThirtyEight, është se Trumpi është rritur në disa javë, dhe ka arritur në 37% të shanseve për të fituar. Duke patur parasysh që u nis nga 20%, është një goxha rritje, megjithëse Clintoni mbetet e favorizuar.

Përsëritja e tensioneve racore nuk ndihmon demokratët, lideri i të cilëve është një president afro-amerikan. Ka më shumë votues të bardhë se zezakë, një kundërvënie përforcon Trumpin, i cili ka shfrytëzuar temën e “identitetit të bardhë”, duke e shprehur shpesh me terma racore, rënien e klasës së mesme amerikane: sikur të ishte një varfërim i shkaktuar nga rritja e “atyre të tjerëve”, zezakëve dhe hispanikëve. Thirrja “Trump! Trump!” në disa ndeshje sportive është përdorur nga tifozët që donin të frikësonin ekipet hispanike apo atletët zezakë. /Përgatiti: bota.al

Leave a Reply

Back to top button