Shkence

Vrimë e çuditshme në diell, Nasa publikon fotografitë

Një vrimë e madhe e zezë është vërejtur në diell – por mos u frikësoni, nuk është fundi i sistemit tonë diellor. Vrima e madhe e zezë është një boshllëk i kurorës së diellit – atmosferës së tij përvëluese. Vrimat në atmosferën e diellit janë një tipar i zakonshëm, dhe Observatori i Dinamikave Solare të NASA-s ka vërejtur një vrimë veçanërisht të madhe që mbulon hemisferën veriore të yllit tonë, transmeton Gazeta Express. Vrima kurorë u vërejt më herët këtë muaj duke përdorur një teleskop i cili e vrojton vazhdimisht aktivitetin e diellit.

Screen Shot 2016-07-16 at 11.15.09 Screen Shot 2016-07-16 at 11.15.04 Screen Shot 2016-07-16 at 11.14.58

Leave a Reply

Back to top button