Bota

Vullkani i Zjarrit në Gualtemala, bilanc i frikshëm në vdekje dhe dëme

Vullkani i Zjarrit në Guatemala përfundoi mbrëmjen e së dielës pas 16 orësh aktivitet me një shpërthim të dhunshëm që la pas të paktën 38 të vdekur dhe 1.7 milionë të prekur. Instituti i sizmiologjisë, vullkaneve, meteorologjisë dhe hidrologjisë, (Insivumeh) bëri me dije se vullkani i ndodhur mes njësive administrative të Escuintla-s, Chimaltenango-s dhe Sacatepéquez-it në perëndim të vendit përfundoi shpërthimin e tij. Hiri që lëshoi ky vullkan arriti deri në 10 000 metra lartësi, por në orën 22 (orë lokale) zbriti në 4500 metra.

Stacioni sizmiologjik i FG3 regjistroi fluksin e fundit piroklastik (përzierje gazesh vullkanike, materiale të ngurta dhe ajër) dhe që më vonë realizoi shpërthime normale me nxjerrje gazesh. Shpërthimi mbaroi, por ekziston hiri në mjedis në një largësi prej 20 kilometrash në perimetrin e vullkanit. Insivumeh njoftoi që ekziston mundësia që koni në lartësinë 3.763 metra të mund të aktivizojë shpërthimin. Njoftoi gjithashtu se luginat janë të mbushura plot me fluks piroklastik dhe se shirat e shumtë të periudhës mund të provokojnë lahar-et (përrenj balte) të përmasave të mëdha në ditët në vazhdim. Enti shkencor rekomandoi që autoritetet të ruajnë statusin e emergjencave, derisa të kalojë kjo periudhë. Presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales shpalli këtë të dielë tri ditë zie kombëtare për viktimat. Deri tani raportohen 3000 të shpërngulur dhe 653 të strehuar në njësitë e Escuintla-s, (jug) Sacatepéquez (perëndim) dhe Chimaltenango (perëndim) që janë edhe zonat më të prekura. Deri më tani shpërthimi ka lënë 38 viktima, dhjetra të plagosur, numër të pacaktuar të zhdukurish dhe 1.7 milionë të prekur. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button