Teknologji

WhatsApp dhe ai mesazh që të vjedh 20 Euro

Me një mesazh të rremë në shfletues, përpiqen t’i marrin 20 Euro atyre që janë më pak ekspertë

Screen Shot 2015-11-30 at 4.46.23 PM

Sërish një mashtrim në WhatsApp, tashmë i shndërruar në kanalin e preferuar të keqbërësve, për të zhvatur përdoruesit dhe për t’u vjedhur para më pak ekspertëve.

Por këtë herë nuk rrezikojmë paratë duke përdorur aplikacionin shumë popullor të mesazheve, por duke naviguar me një shfletues normal në celular. Në fakt, në disa faqe interneti mund të shfaqet një reklamë që na thotë se abonimi ynë në WhatsApp ka skaduar. Një larjmërim i rremë, duke qenë se faqja e internetit ku të përcjell është whatsapp.cm dhe jo whatsapp.com. Nëse ju ndodh, mbylleni dritaren e shfletuesit dhe bëni kujdes të mos klikoni mesazhin, apo të mos fusni numrin tuaj asgjëkundi. Në të kundër rrezikoni t’ju vjedhin 20 Euro./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button