Bota

Wikileaks: Ja për çfarë arsye amerikanët e përgjuan Merkelin

Screen Shot 2015-07-02 at 09.52.53

WikiLeaks ka publikuar bisedat telefonike të përgjuara të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe asistentit të saj personal, tema e të cilit ishte kriza greke, ku tregon skepticizmin e saj dhe dyshimet në rrugën e zgjidhjes së kësaj krize.

Merkel, në fakt, ajo nuk ishte e sigurt se si do të mund të shpëtojë Greqia, përkatësisht nëse do të ridizajnohet shlyerja e borxhit ose një paketë e re me ndihma financiare, mund të shihet në transkriptin e bisedës së përgjuar të muajit tetor të vitit 2011, transmeton Telegrafi.

Ajo kishte frikë se Greqia, edhe në qoftë se i falet një pjesë e borxhit, nuk do të jetë në gjendje të zgjidh problemet e saja financiare.

Shërbimi Sekret amerikan ka përgjuar kancelaren gjermane, Merkel, ndërsa WikiLeaks ka botuar dokumente sekrete dhe audio-xhirimet e agjentëve amerikan në kurriz të gruas më të fuqishme në botë.

Megjithatë, një mendim tjetër kishte ministri gjerman i financave, Volfgang Shable, i cili mbështeste idenë duhet t’iu falet një pjesë e borxheve shtetit grek.

WikiLeaks ka njoftuar se nuk është përgjuar vetëm Merkel, por edhe disa ministra gjerman. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button