Motivuese

Will Smith na tregon Ligjin e Tërheqjes: një eksperiencë që të gjithë duhet ta dëgjojnë

Aktori i famshëm Will Smith, i njohur dhe vlerësuar në të gjithë botën, na flet për Ligjin e Tërheqjes dhe e bën këtë në mënyrën e thjeshtë dhe të thellë që e dallon atë.

Ai na tregon për këtë ligj të pandryshueshëm, të paanshëm, i cili gjithmonë vepron, pavarësisht nëse jemi të vetëdijshëm për këtë apo jo.

“Secili prej nesh është unik dhe unike nuk është diçka hyjnore, që dikush e ka dhe të tjerët jo.

Ekziston kjo energji në çdo person, ne jemi ata që i bëjnë gjërat të vështira. Që nuk besojmë në potencialin tonë.

Nuk ka shkurtesa për të arritur atë që duam, për të jetuar një jetë plot kuptim.

Dallimi themelor që duhet të kuptohet është ai midis talentit dhe aftësisë.

Talenti është ajo shkëndijë unike që çdo person e zotëron.

Aftësia është angazhimi për ta formësuar atë, për ta përmirësuar atë.

Hap pas hapi, tullë pas tulle. Nuk realizohen ëndrrat me një shkop magjik, ato realizohen çdo ditë.

Objektiva të vogla që e bëjnë të mundur ndërtimin e vetes sonë, duke mësuar dhe duke u përmirësuar.

Angazhimi dhe qëndrueshmëria janë receta.

Gjyshja ime më thoshte: ‘Meqë jemi këtu tani, përpiqemi të bëjmë gjëra të mira, të bëjmë ndryshime’.

Të përpiqemi ta bëjmë këtë botë një vend më të mirë dhe secili prej nesh të ndjejë përgjegjësinë për të bërë diçka.

Çdo person duhet të ketë një ideal, një pikë që ai mban para vetes dhe që përfaqëson yllin polar të ekzistencës së tij.

Le të mos kufizohemi tek e zakonshmja, por të shkojmë pak më tej.

Secili person duhet të besojë në atë që bën dhe në aftësinë e tij. Konfuci e ka shpjeguar shumë mirë konceptin me fjalinë e tij: “Ata që mendojnë se mund ta bëjnë një gjë dhe ata që mendojnë se nuk mund ta bëjnë një gjë, janë dy njerëz që pothuajse gjithmonë përfundojnë që të kenë të drejtë”.

Pengesa kryesore është në mendjet tona.

Nuk ka asgjë të pamundur, ka shtigje më të thjeshta, të dukshme dhe ka shtigje më të vështira. Kurrë nuk ka gjë të pamundur.

Momentin që themi se diçka është e pamundur, tashmë e kemi deklaruar, e kemi manifestuar, kështu që nuk është e pamundur!

Mendimet tona janë motori i çdo gjëje. Kur mendojmë për diçka, një projekt, kur e përfytyrojmë, është sikur ne po ushtrojmë një shtytje në univers.

Ne nuk duhet të ngrejmë pengesa, vështirësi, ato na bëjnë të dobët, e largojnë entuziazmin tonë, na shmangin nga të menduarit tonë.

Fokusohuni në objektivat tuaja, mos çoni dëm energjitë, mos u shpërqëndroni.

Eshtë ky sekreti i betejës së përditshme, mes atyre që fokusohen në gjithë këto dhe atyre që lejojnë të shpërqëndrohen vazhdimisht.

Projektojini ëndrrat tuaja, mos lejoni askënd t’i përçmojë a t’i përqeshë.

Dhe mbi të gjitha, mos kini frikë të provoni dhe të bëheni ai apo ajo që jeni, ai apo ajo për të cilën keni lindur!”

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button