Kinema & TV

Wonder Woman thyen rekordin e Spider Man ,ja sa fitime ka arkëtuar

“Wonder Woman” është bërë së fundmi filmi me superheronj me më shumë arkëtime i të gjitha kohërave duke kaluar me shifra edhe “Spider-Man”-in e vitit 2002.

Duke  u bazuar në historitë e “DC Comic”, me protagoniste kryesore Gal Gadot dhe regji të Patty Jenkins, “Wonder Woman” ka arkëtuar ngado në botë 821.749 milionë dollarë, ndërsa “Spider-Man” 821.708 milionë. Në këtë rast nuk duhet marrë parasysh inflacioni, sepse “Njeriu Merimangë” do të ishte sërish në krye, duke përllogaritur rreth 1 miliard dollarë.

Aktualisht po punohet për realizimit të serisë së dytë të këtij filmi dhe Jenkins do të jetë sërish regjisore, pas suksesit të pamat të arritur me serinë e parë.

Leave a Reply

Back to top button