Kinema & TV

“X-Men: Dark Phoenix” parashikon të thyejë rekorde në shitje

“20th Century Fox” është një nga shtëpitë më të suksesshme kinematografike dhe pas filmave hit si   “Logan – The Wolverine”, e shumë prodhimeve të tjera së fundmi ka lajmëruar se po lançon “X-Men: Dark Phoenix”.

Sipas zërave që qarkullojnë në HollyWood-it, duket se filmi i radhës i sagës do të shkojë akoma më tej, duke copëtuar zemrat e fansave të shumtë të mutantëve Marvel. Portali “That Hashtag ShoW” ka raportuar se disa burime, jo të konfirmuara, kanë folur për një vdekje të rëndësishme në kapitullin e radhës. Sipas këtyre zërave, filmi do të tregojë Jean Grey (Sophie Turner) në një udhëtim shkatërrues, i ngjashëm me atë të komikëve.

Kur Fenice nis të bëhet shumë e fuqishme për t’u kontrolluar nga Jean, duket se do të përfundojë duke vrarë një prej mutantëve origjinalë të sagës: një prej Charles Xavier (James McAvoy), Magneto (Michael Fassbender), Beast (Nicholas Hoult) dhe Mystica (Jennifer Laërence), do të takojë vdekjen./Bota.al/

Leave a Reply

Back to top button