Bota

XHELATI I ISIS / “Xhon xhihadisti” tani ka një emër

Screen Shot 2015-02-26 at 3.12.40 PM“Xhon xhihadisti, xhelati i ISIS që është shfaqur në disa filmime ekzekutimesh të pengjeve, quhet Mohamed Emvazi, është 27 vjec dhe nga Londra. E ka bërë të ditur BBC duke cituar burime të Scotland Yardit. Emri i vërtetë i Xhon Xhihadistit ishte i njohur tashmë për autoritetet britanike, që kishin vendosur të mos e zbulonin për të mos kompromentuar hetimet. Emvazi ishte shfaqur për herë të parë në filmimin e prerjes së kokës të gazetarit amerikan, James Foley, në gusht të vitit që kaloi. Sipas miqve të terroristit, ai vjen nga një familje me banim në perëndim të Londrës dhe është diplomuar në informatikë. Mendohet që ka mbërritur në Siri në vitin 2012. Mohamed Emvazi ka lindur në Kuvait, sipas BBC. Sipas burimeve pranë terroristit, ai është afruar me terrorizmin islamik pas një udhëtimi në Tanzani, organizuar në maj 2009. Në të vërtetë Emvazi dhe dy miq të tij – një gjerman i konvertuar në Islam që quhet Omar dhe një farë Abu Talib – nuk i bënë asnjëherë pushimet sepse u arrestuan në aeroportin e Dar es Salaam dhe u dëbuan një ditë më vonë. Burimet nuk i thonë arsyet e arrestimit.
Xhon xhihadisti ishte arrestuar nga antiterrorizmi britanik pasi kishte ardhur në Londër nga Kuvaiti, në vitin 2010. Sipas burimeve nga Mbretëria e Bashkuar, policia i kishte marrë gjurmët e gishtërinjve, si dhe kishte vendosur më pas emrin e tij në listën e terroristëve që duheshin mbajtur nën kontroll.

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button