Analiza

Xhihadistë në epokën e teknologjisë së informacionit

Nga François –Bernard Huyghe
Drejtor Kërkimi në Institutin e Marrëdhënieve Strategjike Ndërkombëtare, Francë 

Ndërkohë që teknologjitë e huaja nuk kanë pushuar së zhvilluari, si kanë evoluar mënyrat e komunikimit të grupeve xhihadiste? Çfarë metodash përdorin ata në rrjetet sociale?

jiha internetSigurisht mënyrat e komunikimit kanë evoluar. Grupet xhihadiste, me kohë kanë kuptuar interesin e internetit dhe të rrjeteve sociale dhe kanë zhvilluar kështu  me kohë një strategji të prodhimit të videove .
Sot, ata përdorin para së gjithash teknologji të reja për të komunikuar midis tyre. Grupet anëtare të Shtetit Islamik, për shembull, përdorin taktikat si ato të largimit të bletëve nga kosherja, duke preferuar të ndahen në grupe të vegjël autonomë dhe të shpërndarë me qëllim që të mos jenë shënjestër e bombardimeve, apo sulmeve frontale.

Pra, një strategji e tillë nuk është e mundur veçse nëse grupet zhvillojnë një koordinim të fortë, të bazuar në një komunikim të mirë, duke përdorur për këtë shërbime të mesazheve të menjëhershëm midis tyre. Grupet xhihadiste kanë fituar tashmë një përvojë të sigurt.
Ata kanë mësuar kështu që interceptimet elektronike të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Amerikane ( NSA) apo të shërbimeve të tjera informative, nuk lejojnë t’i vendosin ato menjëherë, gjë që i akordon atyre një farë lirie veprimi.
Të gjitha grupet xhihadiste janë sot të pranishme në internet dhe rrjetet sociale, qoftë për të dërguar mesazhe kundërshtarit – si videot e prerjes së kokës të pengjeve – të festojnë “sukseset” e tyre, të tërheqin vëmendjen e mediave  ndërkombëtare, të rekrutojnë anëtarë të rinj, si dhe të nxisin partizanët e tyre.

Si konkluzion, mund të themi se në mendjen e tyre ka mbetur shekulli i XIII –datë e marrjes së Bagdatit nga mongolët – si dhe përdorimi në mënyrë të përsosur i smartphone-t apo rrjeteve sociale.

Midis Al-Qaida dhe shtetit islamik, cili është komunikuesi më i mirë?

Shteti islamik, në mënyrë të pakundërshtueshme është duke fituar pikë dhe partizanë. Etiketa Al-Qaida aktualisht nuk don të thotë gjë të madhe dhe nuk është  e sigurt që Ayman al-Zavahiri drejton akoma ndonjë gjë të madhe. Të dy grupet megjithatë përdorin të njëjtat teknika.
Në kohën e saj Al-Qaida dispononte shoqërinë e saj të prodhimit të filmave të propagandës (Al-Sahab), që prodhonte video xhihadiste të bëra me predikime fetare, paraqitje të stërvitjes të muhaxhidinëve, ekzekutim pengjesh, thirrje për xhihad. Sot të gjitha grupet xhiadiste janë kopjuar në të njëjtin model.

Shteti islamik është në gjëndje të prodhojë video në një mënyrë mjaft “profesionale” për të paraqitur mizoritë e kryera nga anëtarët e saj. Ka gjasa  madje që sekuencat e masakrës të jenë ripunuar për të theksuar karakterin e tyre makabër: ngjyra e gjakut është modifikuar për t’u shfaqur si e kuqe më e fortë, pluhuri është fshirë që të dallohen më mirë kufomat. Megjithëse të dy entitetet xhihadiste disponojnë  të njëjtat mjete dhe të njëjtën retorikë, Shteti islamik në terrenin e komunikimit është më i avancuar. Në finale, komunikimi më i mirë i Shtetit Islamik shpjegohet nëpërmjet fuqizimit të tij, në kurriz të Al-Qaidë-s dhe jo nëpërmjet një revolucioni të metodave të tij të komunikimit.

A është e mundur të fitohet lufta numerike dhe mediatike kundra këtyre grupeve ?

E sigurt është që një fitore mbi këto grupe do të jetë e vështirë: Megjithatë, strategji të ndryshme lufte mund të jenë zhvilluar: E para, midis tyre është  censura e  mirëfilltë dhe e thjeshtë: atyre i heqin aksesin në sitet e tyre, i bllokohen adresat e tyre në Facebook apo Twitter për t’i penguar ato që të shprehen. Kjo strategji, megjithatë, nuk është efikase sepse ajo është lehtësisht e kapshme nga elementët xhihadistë (krijimi menjëherë i adresave të reja të Twitter etj.)

Strategjia e dytë synon  në ndeshjen e tyre në terren, duke bërë operacione të një kundra propagande duke iu përgjigjur atyre në rrjetet sociale me argumente, video dhe imazhe. Kjo është zgjedhja e ushtrisë izraelite, për shembull, duke ndjekur lëvizjet e ushtrisë palestineze. Tsahal, ushtria izraelite shpesh e sfidon Hamas-in në duele të zjarrta në Twitter ose në rrjete sociale, në të cilat ofendojnë njëri tjetrin dhe duke ndërhyrë në videot e propagandës.

Më në fund, metoda e fundit konsiston në infiltrimin ose piratimin e tyre nëpërmjet përdorimit të viruseve informatikë, për t’u infiltruar rrjetet e tyre dhe për të shkatërruar kështu kapacitetet e tyre të komunikimit. Ky tip i fundit operacioni duke qenë nga natyra sekrete është e vështirë të jepen prova të përdorimit të tij nga shtetet.
Përgatiti: S. METANI
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button