Bota

Xhihadistët festojnë në Internet: “Jua kishim premtuar”

Screen Shot 2016-07-15 at 09.09.19

E sigurtë është që fjalët e thëna nga zëdhënësi i ISIS, Ebu Muhamed el-Adnani el-Shami në vitin 2014, tani janë tragjikisht aktuale: “Mbytni jobesimtarët në cilëndo mënyrë, amerikanë ose evropianë, australianë apo kanadezë, duke përfshirë edhe qytetarët e vendeve që hyjnë në koalicion kundër Shtetit islamik, dhe sulmoni civilë[…] Nëse nuk jeni në gjendj të gjeni një armë zjarri, merrni një gur dhe atë, çani kokat e të pafeve, therini me thikë, shtypini me makinë, hidhini nga një shkëmb, ose helmojini dhe mbytini. Nëse nuk jeni në gjendje të bëni gjithçka, digjini shtëpitë e tyre, bizneset e tyre, fushat e tyre”. Fjalë tragjikisht aktuale.

Nuk është ende e qartë autorësia e sulmit, por Rita Katz, drejtore e faqes së njohur në Internet, ka hedhur në Tuiter disa ide: në numri dy të revistës Inspire, al Qaeda në Gadishullin Arabik ftuar terroristët të përdorin makinat e tyre për të “përplasur përtokë armiqtë e All-llahut”. Katz kujton gjithashtu fjalët e Adnanit në shtator 2014.

Mbështetësit e Xhihadit, ndërkohë gëzohen: “Oh, kryqtarë, e kemi thënë: prisni një tjetër sulm të pashmangshëm Ne jemi kudo, Allahu Akhbar.”. Janë përhapur edhe imazhet propagandistike në të cilët shihet ujku vetmuar në flakë: “Parisi në zjarr”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button