Bota

Xhungla e madhe në zemër të Europës

Screen Shot 2015-07-23 at 10.14.35Në brigjet e Kanalit ngrihet favela më e madhe e Kontinentit: mes indiferencës së Londrës dhe Parisit

Giovanni Massini

CALAIS, FRANCE – Xhungla mban erë, xhungla ta shpif. “Grande Jungle” është emri që banorët e Calais i kanë vënë “qytezës” së madhe të ngritur në periferi të qytetit francez në brigjet e Kanalit, e populluar nga katër mijë migrantë që prej muajsh presin për të kaluar në Britaninë e Madhe.

Kur futem në xhungël ndiej menjëherë një erë djegëse, e cila penetron në fundë, pavarësisht erës së fortë që fryn nga deti. Eshtë një përzierje mbeturinash, djerse dhe urine që del nga çadrat dhe barakat. Pjesa më e madhe e imigrantëve jetojnë në çadra plastike kampimi, të kapura në tokë me tula dhe gurë. Pak metra larg detit, mes dunave ngrihen “lagjet” e ndryshme të xhunglës. Disa flamuj tregojnë zonat ku mblidhen kombësitë e ndryshme: këtu janë afganët, pak më tej sudanezët, e kështu me radhë.

xhu 3Ata që kanë pak kohë që kanë mbërritur flejnë në shkurre. Sajohen me qese plastike të lidhura ndërmjet shkurrnajave. Ata që kanë disa muaj që kanë ardhur janë më të organizuar dhe jetojnë në baraka, mjaftueshëm të larta sa për të qëndruar në këmbë. Në hyrje të xhunglës gjen edhe pazarin: streha ku ekspozohen produkte ushqimorë, që shiten për pak euro.

Futem në tavernën e afganit Sekhandar. “Ky është restoranti im”, më thotë me krenari. Më tregon një çadër të gjatë jo më shumë se sa gjashtë apo shtatë metra, disa tapete të shtruar përtokë, përreth një tavoline. Prapa një bange, kuzhina elementare. Hanxhiu gatuan gjellë afgane në një furnelë me gaz, kur ne futemi, është duke skuqur dy kofsha pule. Do ta kandisë me barëra që, i ka varur nga çatia e çadrës. Në anë janë varur disa rafte me pije të gazuara, produkte për higjienën dhe ushqime të konservuar: janë produktet në shitje për banorët e xhunglës.

Screen Shot 2015-07-23 at 10.15.42Kur hyn një klient dhe blen disa shishe me ujë, paguan deri në qindrakën e fundit, duke nxjerrë nga xhepi një rrotull kartëmonedhash. Sekhandaru na konfirmon që të gjithë klientët e tij paguajnë rregullisht faturën. “Unë vij nga Italia, kam jetuar disa muaj në Bolzano – më thotë. Isha mirë atje, por italianët janë racistë, nëse hyn në një dyqan dhe e ke lëkurën e zezë, të shohin shtrembër. Në Itali askush nuk i fut në punë imigrantët, të shumtë janë ata që na thonë të kthehemi në vendin tonë. Por ne e bëjmë Europën më të begatë dhe më të madhe”.

“Erdha në Calais me shpresën që të kaloj në Angli, por nuk ia dola – përfundon ai. Tani kam këtë restorant të vogël, dhe nuk qahem. Megjithatë, kjo nuk është punë, por është thjeshtë ajo që bëj për të mos vdekur”.

Pak më tutje restorantit afgan ndodhet një shesh, ku dhjetëra imigrantë ulen përtokë në formë rrethi. Nga një kuti, një magnetofon i vjetër lëshon tingujt e një muzike tipike arabe. Afrohem për të kuptuar se çfarë po ndodh, dhe kuptoj se ajo turmë është mbledhur përreth një gjeneratori elektrik: mbajnë radhë për të karikuar celularët.

I shastisur, kaloj më tej, kur më tërheq vëmendjen pamja e një kryqi të vendosur përballë një ngrehine me kompensata. E dija që në këtë xhungël ndodhej edhe një xhami, por jo një kishë. Duke u vërdallisur mes çadrave aty pranë, zbuloj që ka një kishë të ndërtuar prej imigrantëve të krishterë, pjesa më e madhe afrikanë. Brenda saj ka një seri imazhesh dhe statujëzash plastike, të vendosura përreth një kryqi të madh prej druri. Në krah të portës, një këmbanë e lidhur me një shtyllë shërben për të thirrur besimtarët.

Një djalosh nga Eritrea, Davidi, më tregon pjesën e brendshme dhe më tregon edhe burimin e ujit. Disa rubineta të llojit industrial duhet të kënaqin nevojat e mijëra personave. Ndoshta pikërisht këtu e marrin ujin e bekuar, por për momentin rezervat shërbejnë mbi të gjitha për t’u larë dhe shuar etjen. Në hyrje të qytezës, më kujtohet që kam parë një radhë banjosh kimike, ndoshta të sjella aty nga autoritetet franceze. Në xhungël, e vetmja shenjë e prekshme e institucioneve janë tualetet: një metaforë e vendit ku shumëkush do të donte të kufizonte këtë njerëzim të dëbuar.

Il Giornale – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button