Bota

Zbardhet plani për vrasjen e Erdoganit

Ushtarakët turq, të cilët pas dështimit të grushtit të shtetit u larguan për të Greqi, akuzohen se janë të lidhur me skuadrën që u përpoq të vriste presidentin, Recep Tayyip Erdogan mbrëmjen e 15 korrikut.

Një lajm i tillë është raportuar nga mediat turke duke iu referuar burimeve pranë organeve të drejtësisë që po hetojnë çështjen në fjalë.

Sipas kryeprokurorit të Stambollit, katër nga tetë ushtarët që ikën në Greqi, pak orë para grushtit të shtetit, patën një bisedë telefonike me dy persona që do të ishin autorët e vrasjes.

Pas dështimit të planit, tetë ushtarët morën peng një helikopter dhe u larguan për në territorin grek, ku bënë kërkesë për azil politik.

Qeveria turke ka kërkuar vazhdimisht, ekstradimin e tyre si të lidhur me organizatorët e grushtit të shtetit, duke pretuar gjykim të drejtë.

Natën që do të ndodhte vrasja, Erdogan ndodhej me pushime në jugperëndim të Mugla­s.

Ai u largua menjëherë pasi mori lajmin se do të kishte një përpjekje për grusht shteti duke shmangur kështu një sulm me armë në hotelin ku ishte duke qëndruar në Marmaris.

Hoteli u bombardua 15 minuta pas largimit të tij.

Të dyshuarit akuzohen për përpjeke për vrasjen e Erdoganit dhe Turqia akuzon se plani ishte thurur në bashkëpunim me urdhrat e Fetullah Gulen.

Gjatë grushtit të shtetit humbën jetën 248 persona dhe u plagosën 2 193 të tjerë. (TemA TV)

Leave a Reply

Back to top button