Shkence

Zbardhja e misterit / Kështu filloi përhapja e virusit HIV

screen-shot-2016-10-29-at-19-35-38

Një studim, i publikuar tek revista “Nature” përgënjeshtron të ashtuquajturin identitet të “pacientit zero” dhe e vendos përhapjen e virusit HIV në New York. Një ekip kërkuesish nga Universiteti i Arizonës dhe Kembrixhit ka rindërtuar origjinën e pandemisë së sidës falë një teknike revolucionare. Rezultatet e saj tregojnë që HIV-i, shkaktari i infeksioneve, ka ardhur nga Karaibet në qytetin e Neë York-ut përafërsisht në 1970 që më pas shkaktoi pandeminë. Studimi i ri përdor një sistem që analizon materialin gjenetik të serumit të pacientëve

me HIV, të marrë para se të njihej sëmundja e sidës. Ky material gjenetik ka një moshë më shumë se dyzet vjet. Për më tepër “pacienti zero”, Gaetan Dugas, nuk është më shkaktari i epidemisë në Amerikën e Veriut, pasi nuk ka prova  biologjike dhe as historike nga analizat e genomit. Analizat filogenetike treguan se kalimi i virusit në SHBA u bë në 1970, konkretiksht në New York, që do të thotë se që këtu ai kaloi në San Francisco dhe ka mundësi në vende të tjera të Kalifornisë, vend ku pacientët e sidës u diagnostikuan për herë të parë në vitin 1981. Kjo metodë e studimit sjell një vision pa precedent të origjinës së epidemisë në Amerikën e Veriut dhe do të ndihmojë për të kuptuar mënyrën se si lëvizin patogenët tek popullata dhe për të përcaktuar strategji efikase kundër tyre. “Të jesh i aftë të shohësh prapa në kohë dhe të rindërtosh pandeminë e virusit HIV është mjaft kurajuese. Nga ana tjetër mund të shohim nga e ardhmja, edhe pse virusi s’mund të zhduket, mund të frenojmë transmetimin në zona të mëdhaja në botë,”- shpjegon Michael Worobey, udhëheqësi i këtij studimi. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button