Shkence

Zbritje e skajshme e temperaturave, në qytetin më të ftohtë të botës

Autoritetet e menaxhimit dhe parandalimit të fatkeqësive aktivizuan gjendjen e alarmit në republikën ruse të Yakutia-s në verilindje të Siberisë, menjëherë pasi temperaturat zbritën poshtë 60 gradëve. Kështu informojnë këtë të hënë autoritetet rajonale. Ky vendim u mor në një takim të komitetit të qeverisjes për menaxhimin dhe parandalimin e fatkeqsive dhe për mbrojtjen kundër zjarreve në rajonin më të madh rus, detajon Sputnik.

Qëllimi është garantimi i sigurisë së popullatës në territorin e republikës së Sajës (Yakutia) gjatë uljeve të mëdha të temperaturave. Sipas autoriteteve meteorologjike rajonale këtë të hënë temperaturat zbritën në disa rajone poshtë 50 gradëve: – 62 në Oymyakon, -55 në Deputatski, -54 në Ust-Nera, – 55 në Batagái dhe -56 në Verjoyansk. Në kryeqytetin Yakutsk i ftohti gjendet në shifrat -39. Agjensia ruse shpjegon se autoritetet kanë frikë se i ftohti ekstrem mund të provokojë dëme në infrastrukturën publike dhe energjetike, të rrisë numrin e zjarreve në banesa, të shkatojë aksidente trafiku dhe të vështirësojë funksionimin e aeroportit nga dëbora. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button