Duket sikur riprodhon të njëjtën thirrje të dëshpëruar të “Ulërimës” së piktorit Munch, kjo mumje e qytetërimit Çaçapojas dhe që është ekspozuar në Muzeun e Kombit në Lima të Perusë. E gjetur bashkë me të tjerat në mesin e pyllit të Amazonës, në veri të Perusë, kjo mumje mendohet se i përket viteve nga 800 në 1500.
Kultura parainkase e Çaçapojasve u vendos në lartësitë e maleve ku ngriti ndërtesat e saj dhe qytetet e fortifikuar. Tokat e “luftëtarëve të reve”, siç edhe quhen, u pushtuan prej inkasve pak përpara se të mbërrinin spanjollët./bota.al