Horizonti.al

Zbulime të reja në monumente të famshme: Stounheixh

Screen Shot 2016-08-20 at 22.27.14

Në disa raste, një vjedull që rrëmon mund të jetë kafsha ekuivalente e një arkeologu amator që mëton zbulimin e madh. Një vjedull u pa të rrëmonte një urnë në afërsi të Stounheixhit, dhe kur u vunë re qeramika të thyera, kjo nxiti një gërmim të plotë. Dhe ai nuk zhgënjeu. Urna i përkiste një varri të hershëm të Epokës së Bronzit, që gjithashtu përmbante mbetje të trupave të djegur, një sharrë bronzi, dhe një daltë bakri me një dorezë të zbukuar prej kocke. Artefaktet e gjetura tregojnë se personi mund të ketë qenë një harkëtar ose një tregtar që tregtonte harqe. Artefaktet janë të gjitha në një gjendje cilësore, pavarësisht faktit se ata janë rreth 4.000 vjet të vjetra. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button