Shkence

ZBULIME TE SHKENCES/Pema e familjes njerëzore shtrin rrënjët

evolutionStudimi i origjinës njerëzore është shënuar nga debate të fortë mbi identitetin e paraardhësit tonë të parë. Beteja simbolizohet më së miri nga e famshmja Lucy, një fosil Australopithecus afarensis që është zbuluar fillimisht në vitin 1974. Debati i ndezur mbi origjinën e Lucyt mbështolli shkencëtarët në vitet tetëdhjetë dhe mbetet i pazgjidhur, por prova për këtë mund të mos ketë vlerë. “Nuk më duhet fare”, thotë paleoantropologu i Sony Brook, William Jungers. “Ajo na lejon të kuptojmë se si dukeshin të lashtët tanë: dytrajtësh seksualisht, dykëmbësh me tru të vogël që ruanin aftësinë për të hipur nëpër pemë”. Studimet e fundit ofrojnë një këndvështrim më të thellë dhe më të gjerë të lashtësisë humane. Ja një: qeniet e hershme njerëzore ciftoheshin me neandertalët, sipas një gjeneticisti evolucionar i quajtur Svante Paabo si dhe kolegëve të tij në Institutin Mac Plank në Gjermani. Përmes një analize të fragmenteve të ADN së kockave të neandertalëve, Paabo gjurmoi ciftimin e tyre 60 mijë vjet më parë në Lindjen e Mesme. Sot, nga 1 deri 4 përqind e genomit të njeriut jashtë Afrikës është neandertal.

Një tjetër befasi erdhi kur Tim White i Universitetit të Kalifornisë, Berkeley si dhe ekipi i tij zbuluan Ardipithecus ramidus (“Ardi”), një femër 4.4 milion vjecare. Dykëmbëshe në tokë por shumë e aftë në kërcimet në pemë. Ardi lë të kuptohet se paraardhësi i përbashkët që ndajmë me shimpanzetë ka qenë një majmun. Dhe në fund, në 2004, në një shpellë në ishullin Flores në Indonezi u gjetën kocka të një kushëriri të njeriut me përmasa jo më të mëdha se nëj 4 vjecar i sotëm. Zbulimin e bëri arkeologu Michael Morwood i Universitetit të Wollongong në Australi. Eshtrat janë 14 mijë vjecare, por mjetet e punës pranë tyre janë një milionë vjecare. Pas debateve të ashpër, shumica e paleoantropologëve sot bien dakord se Homo floresiensis, është një paraardhës i njeriut me një tru shumë të vogël të mbështjellë në mënyrë të tillë që rrit kompleksitetin e tij. “Ne jemi hominidi i fundit”, thotë Junger. Por nuk është më e qartë nëse jemi ne kurora e krijimit, apo thjeshtë një degë tjetër e pemës së evolucionit.

Leave a Reply

Back to top button