Shkence

Zbulimet e 50 viteve të ardhshëm: Udhëtim në Mars dhe jetëgjatësi

marsQetësohuni, pas 50 vitesh do të jetë shumë më mirë. Do të udhëtojmë me automobilë që ecin vetë, duke shmangur gjobat dhe aksidentet falë një rrjeti mikrosensorësh. Do të hamë mish të prodhuar në laborator, pa i vrarë kafshët (dhe pa ndotur ambientin). Do të marrim të gjithë energjinë që na duhet nga qendra e Tokës, duke i thënë më në fund lamtumirë qymyrit dhe naftës. Nuk do të kemi më para në xhepa, por do të udhëtojmë me një chip të vogël të lidhur me llogarinë tonë bankare. Dhe në mbrëmje do të shkarkojmë trurin në një usb të vogël, sic bëjmë sot kur duam të bëjmë back-up të telefonit celular, për të mos humbur të dhënat e listës së emrave të rregjistruar. Nëse ju tingëllojnë njësoj si parashikimet e zakonshëm futuristikë, pakëz të fryrë, duhet të dini që ndoshta janë: por këtu flasim për shkencë. Për atë që shkenca është duke përgatitur për ne.

Parashikimet i ka përmbledhur Giovanni Bignami, një shkencëtar me famë botërore: prej disa muajsh ai drejton Institutin Kombëtar të Astrofizikës në Itali dhe është ftuar në të katër anët e botës për të kuptuar “Cfarë mbetet për t’u zbuluar”. Një udhëtim në kërkim të zbulimeve të rinj që do të na ndryshojnë jetën. E ka bërë duke ditur që parashikimi i të ardhmes është një ushtrim argëtues, por që pothuajse gjithmonë të bën të bësh figurë të keqe. “Në vitet pesëdhjetë mendohej e sigurtë që në vitet 2000 avionët nuk do të kishin më krahë. Kreu i IBM në vitin 1943 thoshte se botës do t’i mjaftonin pesë kompjuterë. Dhe askush nuk i kishte parashikuar zbulimet e mëdhenj të shekullit XX…”

Atëherë, përse duhet bërë? Bignami sjell në vëmendje një maksimë të Eisenhoëerit: “Përse planet janë të kotë por planifikimi është thelbësor”. Dhe planet e shkencës duken shumë të qartë: në gjysmëshekullin e ardhshëm do të ndryshojë vërtetë gjithcka.

Në fakt, shpejtësia e progresit shkencor nuk është konstante por ajo rritet në mënyrë eksponenciale. Bignami ka përzgjedhur një metronom të përkryer për ta demonstruar: kometën Hallej. Prej disa mijëvjecarësh kalon në mënyrë të rregullt pranë Tokës, cdo 76 vjet. “Kaloi përpara betejës së Hastings në 1066 dhe më pas e gjejmë tek Bayex. Në vitin 1301 kaloi dhe Giotto e pikturoi në kishën e Scrovegnit. Në vitin 1682 u vërejt për herë të parë me teleskopin e Edmond Halleyt. U deshën tre kalime të tjerë dhe në vitin 1910 iu bë fotografia e parë. Herën tjetër, në vitin 1986, dërguam një flotë me sonda hapësinore. Po në 2062? Ndoshta do ta mbërthejmë me një rrjetë të madhe dhe do e detyrojmë të zbresë në nëj shkretëtirë: është e madhe sa Manhattani”.

Ja pra, përse 2062. Si do të jemi, cfarë do të bëjmë? Për një gjë, Bignami është i bindur prej kohësh: “Ka lindur tashmë fëmija që do të zbresë në Mars”. Përse kaq shumë siguri? Së pari, sepse turizmi hapësinor do të bëjë që më në fund të kthehet në modë eksplorimi human i hapësirës, thotë profesori. Pastaj, Projekti Mars është shkruajtur tashmë prej shumë kohësh: e kish bërë që në vitin 1948 Ëernher von Braun, babai i programit hapësinor amerikan. Me ndonjë përshtatje të vogël është ende i vlefshëm. Ndërsa teknologjia për të shkuar dhe për t’u kthyer brenda 369 ditësh (nga të cilat 41 qëndrim në planetin e kuq) është italiane: i detyrohemi Carlo Rubbas, dhe projekti është i vitit 2008, kur Bignami drejtonte Agjencinë Hapësinore Italiane.

Por pyetja është tjetër: përse të shkojmë? “Për të kuptuar sekretin e jetës”, sipas Bignamit. “Si është formuar në univers?” Eshtë ky zbulimi tjetër, nga dhjetë që do të bëjmë deri në vitin 2062. “I pari do të jetë të gjejmë një formë tjetër jete të paarritshme. Do të na duhet fat për të kapur një sinjal inteligjent nga hapësira e thellë, por është e mundur dhe do të na japë sigurinë që ka jetë në një tjetër sistem diellor. Nga ai moment e tutje do të ndryshojë dicka brenda gjithësecilit prej nesh”.

Një prej cështjeve themelore do të jetë energjia. Bignami, ashtu si shumë shkencëtarë, është një nuklearist ibindur: në kuptimin që e konsideron nivelin e sigurisë së centraleve aktualë absolutisht të pranueshëm. Por edhe është dorëzuar para faktit që opinioni publik nuk do të ndryshojë ide, as edhe pas pesëdhjetë vitesh. Atëherë, duke parë që lëndët djegëse tradicionale janë duke shkatërruar me shpejtësi ekuilibrin e planetit dhe që energjitë alternative nuk janë të mjaftueshme për urinë e botës për energji, imagjinon një rrugë të tretë: gjeotermia e thellës. Ose më saktë, të merret energjia poshtë kores së Tokës.

A do të jetë më e mirë bota në vitin 2062? Shohim jetët e njerëzve. Puna në pjesën më të madhe do ë bëhet nga makinat: nuk flasim për robotë, por për ndërtues molekularë në gjendje të prodhojnë cfarëdolloj objekti. Në ndërkohë, jeta do të zgjatet gjithnjë e më shumë e ndaj “në 2062 do të ketë lindur fëmija që do ta shohë Kometën Hallej tre herë, pra do të jetojë më shumë se 152 vjet”. Cfarë do të bëjnë gjithë këta ultra të moshuar pa punë? Eshtë një skenar që nxjerr në pah probleme socialë të mëdhenj, e që nuk mund t’i shmangim. “Shoqërisë nuk do t’i jepet e drejta e zgjedhjes, të plaket apo jo. E ardhmja nuk ndalet dhe ajo nuk na pret”.

Leave a Reply

Back to top button