Horizonti.al

Zbulimet e Maçu Piçut

Screen Shot 2016-08-12 at 12.38.04Një destinacion shumë popullor, Maçu Piçu dhe shtigjet e tij janë studiuar nga mijëra sy çdo vit. Megjithatë, diçka u kishte shpëtuar vizitorëve dhe studiuesve deri kohët e fundit. Pesëmbëdhjetë minuta më këmbë nga qyteza e Inkasve, gjenden piktura të reja në disa shpella. Ato tregojnë imazhin e një burri dhe një kafshë tip deveje, me gjasë një lama. Mbi ta qëndron një glif gjeometrik.

Stafi nga Departamenti i Kulturës Kuzko e zbuloi këtë vepër të lashtë arti, kur gjendeshin në një nga rrugët që të çojnë në Maçu Piçu. Në të njëjtën zonë, atë të Paçamamas, u gjetën 4 varre në vitin 1912, kur Hiram Bingham, njeriu që zbuloi qytetin Inkas, u rikthye në një ekspedite të dytë. Të dhënat e tij nuk përmendin pikturat mbi shkëmbin e zi, kështu që supozohet se ai nuk i pa kurrë ato. Studiuesit duhet ende të bien dakord në lidhje me moshën e tyre, por ka një mundësi emocionuese që artisti t’i përkasë periudhës para-Inkase. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button