Shkence

Zbulimet më të mëdha: Reaktivët e galaksive

Screen Shot 2016-04-04 at 14.44.32Reaktivët e shpejtësisë së dritës, ose Quasarët u zbuluan në 16 mars 1963 nga astronomi holandez, Maarten Schmidt. Ai kishte studiuar një objekt të largët e të shndritshëm që besohej se ishte një yll. Por kur ai mati saktësisht se sa larg ishte, u habit kur pa se burimi i radios 3C 273 ishte 2.5 miliardë vite dritë nga Toka. Ky nuk ishte yll, konkludoi ai, pasi drita e tij nuk përshtatej me distancën e largët. Dhe kështu nisën studimet për Quasar-ët.

Pikëpyetja e madhe ishte që të gjendej se cfarë i shkaktonte këta objekte, që të bëheshin më të shndërritshëm se sa një galaksi. Shkencëtarët e dinin që vinin nga një vend i vetëm, por u desh pak kohë të zbulohej se ata shndërrinin prej qendrave të galaksive, vetëm atje ku ishin të pranishme vrima të zeza super të mëdha. Drita nuk mund t’i ikte një vrime të zezë, por kur materiali krijon një disk rrethues, kjo gjë shkakton një përplasje të materies dhe nxehje, duke prodhuar valë radio me energji të lartë, rreze x dhe valë drite. Ky zbulim iu shtua provave të teorisë së Big Bangut./bota.al

Leave a Reply

Back to top button