Bota

Zbulimi i shërbimeve: Kim ka një djalë sekret, që do trashëgojë regjimin e tij brutal

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka një djalë sekret, i cili do të trashëgojë regjimin e tij brutal, kanë zbuluar agjentë të shërbimeve të fshehta.
Diktatori ka tre fëmijë me gruan e tij Ri Sol-ju por gjinia e fëmijës së parë të tyre, që lindi në 2010, nuk është zbuluar asnjëherë.
Çifti lindi një vajzë në vitin 2013 dhe një tjetër fëmijë vetëm gjashtë muaj më parë. Zonja e Parë është zhdukur për një periudhë të gjatë kohe, gjë që ka shkaktuar spekulime se ajo mund të jetë shtatzënë.
Sipas raporteve të para të shërbimeve të fshehta, Ri u martua me Kim në vitin 2009 dhe menjëherë lindi fëmijën e parë, ndërsa i dyti erdhi në jetë katër vjet më pas.


Kim është brezi i tretë i dinastisë që sundon Korenë e Veriut por shumë pak gjëra janë zbuluar për familjen e tij. Ylli i NBA, Dennis Rodman është i vetmi burim informacioni për vajzën e tyre – vogëlushja quhet ju-Ae.
Basketbollisti ka thënë se udhëheqësi i Koresë së Veriut është “një babai mirë” që ka “një familje të mirë”.
Djali sekret i familjes është zbuluar sot pasi Korea e Veriut shpërtheu një bombë me hidrogjen, e cila shkaktoi një tërmet 6.3 ballë, ndërkohë që kriza bërthamore po përshkallëzohet. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button