Shkence

Zbulimi që bëri NASA në hënën e Jupiterit, Europa

screen-shot-2016-09-29-at-15-31-25

Nasa konfirmon se mbi satelitin e Jupiterit ka shumë gizer (geyser) që shpërthejnë avuj uji nga oqeani nën koren e akullt me shtëllunga që shkojnë deri në 200 km lartësi. Nga teleskopi Hubble arrin konfirmimi se nga hëna e Jupiterit e quajtur Europa, një nga katër satelitët natyrorë të zbuluar nga Galileu, jo vetëm që fshihet një oqean poshtë kores së akullit që e vesh planetin, por ka gizer (shtëllunga) që shpërthejnë avuj uji.

Një zbulim i rëndësishëm që do të lejojë studimin e përbërjes së këtyre ujrave pa gërmuar me dhjetra kilometra akull dhe do të mjaftojë mbledhja e avujve të ujit, të cilat pas një parabole të gjatë bien mbi sipërfaqen e hënës.

Oqeani poshtë batanijes së akullt të Europës konsiderohet si një nga vendet më premtuese, ku kërkohet jetë jashtëtokësore në Sistemin Diellor. “Këto shtëllunga mund të na shpalosin një botë të panjohur “, – komenton Geoff Yoder, përgjegjës në drejtorinë e misioneve shkencore të Nasës në Uashington. Gizeret të hedhur në hapsirë u dalluan nga Ëilliam Sparks (Space Telescope Science Institute, Baltimora). Shtëllungat shfaqen në imazhe si gishtat e një dore dhe janë kapur në momentin kur Europa ka kaluar përpara Jupiterit.

Konfirmimi. Grupi i punës do të verifikonte nëse Europa kishte një atmosferë të vetën duke përdorur sisteme për studime planetesh të zbuluar rreth yjeve të tjera, kur u ndeshën me dukurinë e avujve të ujit dhe shpërthimet e shtëllungave. “Atmosfera e një planeti jashtë sistemit diellor bllokon dritën e yjeve që ndodhen pas tij”, shpjegon Sparks. – Nëse do të kishte një atmosferë të hollë rreth Europës do ta shquanim si një siluetë. Në këtë mënyrë e zbuluam prezencën e avujve të ujit të quajtuara gizer”. Gjatë 15 muaj observimi, Europa kaloi 10 herë para Jupiterit. Në vitin 2012 një grup kërkuesish të kryesuar nga Lorenz Roth (Southëest Research Institute, Texas), kishin zbuluar shpërthim avulli në polin e jugut të hënës. Në atë periudhë u përdor një metodologji e ndryshme edhe se pse të dy rastet iu drejtuan spektrografisë, pra analizave kimike që Hubble është në gjendje të shohë. Të dy rastet konvergojnë në të njëtin përfundim, faktin se ka një variabilitet të fortë të aktivitetit të shtëllungave. Europa rezulton të jetë sateliti i dytë që manifeston dukuri gizeri të kësaj rëndësie, i pari është Encelado, një hënë e Saturnit, ku Kasini, në 2005 kishte zbuluar gizer. Sipas vlerësimeve të kryera rezulton se Europa ka dyfishin e të gjitha ujrave oqeanike në Tokës dhe është e mbuluar nga një shtresë akulli shumë e fortë për tu shpuar nga një sondë robot.

Leave a Reply

Back to top button