Shkence

Zbulimi që mund të ndryshojë përgjithmonë jetën tonë

Screen Shot 2015-04-24 at 22.00.28

Një ekip shkencëtarësh në Kinë kanë publikuar kërkimin e parë shkencor për ndryshimin e ADN-së së embrionit njerëzor.

Një ekip shkencëtarësh në Kinë hodhën një “bombë” dhe thuajse askush nuk e vuri re. Kërkuesit, me në krye Junjiu Huan gof Yat-sen, në Universitetin Guangzhou, publikuan kërkimin e parë shkencor për ndryshimin e ADN-së së embrionit njerëzor.

Kërkimi u publikua fillimisht në një revistë online “Proteina dhe Qeliza”, pas refuzimit nga revista prestigjioze “Shkenca dhe Natyra”, për shkak se ishte “joetik”.

Mirëpo, këta shkencëtarë kanë zbuluar një mjet të ri e të fuqishëm, edhe pse janë tepër të shqetësuar se ku do të çojë kjo. Kërkimi pionier është kontradiktor, edhe pse u krye me embrione të dëmtuara, që nuk do të ishin zhvilluar te njeriu.

Shumë shkencëtarë theksojnë se, metodat e inxhinierisë gjenetike, të zhvilluara së fundmi, duhet të studiohen më tepër te kafshët, para se të përballemi me riskun e mutacioneve njerëzore të paparashikueshme dhe zhvillimeve të frikshme në evolucionin e njeriut. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button