Shkence

Zbulohen dy kavitete në Piramidën e Keopsit

screen-shot-2016-10-18-at-13-56-03

U zbuluan falë teknologjisë së fundit, por akoma nuk u njihet natyra. Ministria e Antikiteteve në Egjipt informoi kohët e fundit për prezencën e dy kaviteteve në brendësi të Piramidës së Keopsit. Zbulimi u krye në sajë të një misioni ndërkombëtar “Scan Pyramids” i ngritur prej një viti për të studiuar brendinë e këtyre varreve të mëdhenj me metoda jo shkatërruese. Universiteti i Kajros dhe Insituti i Inovacionit dhe Ruajtjes së Trashëgimisë franceze janë ata që u angazhuan në këtë projekt. Një nga këto kavitete u gjend në zonën e sipërme të portës që të nxjerr në mauzoleumin piramidal dhe tjetra në faqen verilindore të piramidës. Ende nuk dihet se për çfarë shërbenin këto dy kavitete, ashtu sikurse edhe dimensionet e sakta, forma dhe pozicioni. Në muajt e ardhshëm do të përfundojnë studime të reja me objektivin për të përcaktuar natyrën dhe për të ditur më shumë detaje mbi to. Si u arrit në këtë zbulim? Teknologjitë e fundit janë ato që na lejojnë zbulimin e këtyre sekreteve të antikiteteve mijëravjecare. Piramida e Keopsit daton 4500 vjet më parë dhe në rastin konkret ishte tomografia me rreze infra të kuqe, fotogrametria, teknika për të përcaktuar dimensionet dhe pozicionet e objekteve duke u nisur nga fotografitë dhe veçanërisht skaner i muonëve (grimcë e ngjashme me elektronin), grimca elementare të afta të përshkruajnë të gjitha tipet e trupave të ngurtë dhe zbulojnë zona boshe që ndihmuan shkencëtarët në zbulimin e këtyre anomalive ose kaviteteve. Zahi Hawass, ish ministër i Antikitetit dhe një nga egjiptologët më të famshëm në botë, udhëhoqi punën e “ScanPyramids” që nxori përfundimet e para. Në fund të vitit 2015 një grup shkëncëtarësh skanoi piramidat paraprakisht doli në përfundimin se kishte zbuluar diferenca në temperaturë në disa blloqe të varrit të Keopsit gjë që sugjeronte se kishte diçka pas. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button