Shkence

Zbulohet anija Esmeralda e flotës së Vasko da Gamës, bashkë me thesarin e saj të pazakontë

Screen Shot 2016-03-16 at 21.52.02

Pas tre vitesh punë, një grup arkeologësh britanikë ka nxjerrë në dritë në liqenin e Omanit, një pjesë të një anije të fundosur 500 vjet më parë: Esmeralda, që i përkiste flotës së eksploratorit portugez Vasko da Gama, kapiten i të cilës ishte daja i lundërtarit, Vinsente Sodre.

FUNDOSJA

Anija u fundos gjatë një stuhie në vitin 1503, duke marrë me vete të gjithë ekuipazhin, pranë ishullit të Al Hallanijah, ku ishte pikasur që në vitin 1998. Në vitin 2013 nisën punimet arkeologjike të universitetit të Bournemoth në Angli, të Ministrisë së Kulturës të Omanit dhe kompanisë private Blue Uater Recoveries, me mbështetjen e National Geographic Society Expeditions Council.

VLERE E MADHE

Për ekspertët që vlerësuan ekspeditën, mendohet se është dëshmia më e vjetë e epokës së eksplorimeve të para europiane drejt lindjes: arritja e madhe e Vasko da Gamës, i pari europian që mbërriti në Indi përmes detit duke kaluar nga Kepi i Shpresës së Mirë, kish ndodhur vetëm 5 vite para fundosjes.

Anija pothuaj është shkatërruar në fund të detit, por ngarkesa e cmuar që mbante është pjesa më emocionuese e zbulimit. E fundosur edhe nën rërën e fundit të detit u gjet një monedhë e rrallë argjendi e vitit 1499, nga e cila njihet vetëm një tjetër ekzemplar në botë. Në anije kishte dhe topa guri, me inicialet e komandantit Sodre.

DISKU I LUNDERTAREVE

Por padyshim që gjetja më e cmuar është një disk metalik që mban stemën e kurorës portugeze dhe imazhin e një sfere. Ky është një model i sferës qiellore (që është edhe sot e pranishme në flamurin portugez): për arkeologët ndoshta bëhet fjalë për një pjesë të një instrumenti lundrimi./bota.al

Leave a Reply

Back to top button