Teknologji

“Çarli Çarli”, sfida më e frikshme në internet

Screen Shot 2015-06-07 at 22.06.09

Sfida më e re për të rinjtë në rrjetet sociale quhet “Çarli Çarli”, dhe ka pushtuar internetin në këto javët e fundit. Shumë e kanë cilësuar si një fushatë marketingu, disa të tjerë si një lojë adoleshentësh, por çdo kush në internet pretendon se është e vërtetë.

Kushdo që dëshiron të luajë këtë lojë, duhet të ketë dy lapsa me vete, një letër në të cilën të vizatojë një kryq, me disa përgjigje të tipit, “Jo”, “Po”.

Më pas dikush duhet të thërrasë Çarlin, që supozohet të jetë një djall, që përgjigjet duke lëvizur në mënyrë misterioze lapsat, në drejtim të “Jo”-së ose “Po”-së. Pyetja është e thjeshtë: Çarli a je aty? Dhe ai do të përgjigjet.

Shpjegimi i lojës së frikshme e ka origjinën në një video të postuar në mediat sociale nga ekipi i një filmi të ri horror që pritet të dalë, dhe që titullohet “The Gallows”. Megjithatë të tjerë e shpjegojnë lëvizjen e lapsit me forcën gravitacionale dhe mënyrën se si lapsi qëndron mbi lapsin tjetër. Por ju si do ta shpjegoni?

Leave a Reply

Back to top button