Shkence

Zbulohet gjeni i ndjeshmërisë ndaj dhimbjes

Screen Shot 2015-05-26 at 1.56.08 PMPerceptimi i dhimbjes është themelor për të gjithë kafshët dhe është zhvilluar si mekanizëm alarmi i organizmit, për të shmangur dëmet ndaj indeve dhe kushteve të rrezikshëm mjedisorë. Një studim i ri i publikuar nga revista “Nature Genetics”, i realizuar përmes një bashkëpunimi të gjerë kërkimor mes Geoffrey Woods i Universitetit të Cambridge dhe Jan Senderek, i Ludwig Maximillians University në Mynih, ka identifikuar një gjen, të quajtur PRDM12, i cili është i domosdoshëm që qarqet nervorë të perceptimit të dhimbjes të zhvillohen në mënyrë të saktë.

Analiza e ëoods, Senderek dhe kolegëve të tyre ka mundësuar identifikimin e origjinës së pandjeshmërisë gjenetike ndaj dhimbjes, në një mutacion që godet të dy kopjet e gjenit me emrin PRDM12. Duke analizuar qeliza të minjve dhe qenieve njerëzore, autorët kanë zbuluar më pas se gjeni shprehet në mënyrë specifike tek nocicetorët, skajet e neuroneve ndjesorë që lejojnë transmetimin e stimujve të dhimbshëm. Po kështu, është zbuluar se PRDM12 ka një rol thelbësor në orkestrimin e zhvillimit të të gjithë sistemit të neuroneve ndjesorë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button