Horizonti.al

Zbulohet gjurma më e vjetër në botë në fundin e një deti

Neil Armstrong la gjurmën e tij të parë në Hënë në 20 korrik 1969. Po në tokë, kur e është lënë gjurma e kafshëve?

Nuk e dimë me saktësi se kur e kanë lënë kafshët gjurmën e tyre të parë, por gjurma më e vjetër e gjetur daton mes 551 milionë dhe 541 milionë vitesh, gjatë periudhës ediakaran. Pra rreth 100 milionë vite përpara se dinozaurët të endeshin në Tokë, para 245 milionë vitesh. Kjo gjetje sugjeron se kafshët zhvilluan krahë primitive dhe këmbë primitive më herët sesa mendohej. Gjurma e çuditshme prehistorike tregon dy rradhë gjurme që ngjajnë me një gjurmë këmbe të përsëritur thonë shkencëtarët. Ata e gjetën këtë në Dengying Formation, një vend në zonën e Yangtze Gorges në Kinën jugore. Gjurmët tregojnë një kafshë bilaterale që është një krijesë me një simetri të dyanëshme që ka një kokë nga një skaj dhe shpinë nga ana tjetër dhe një të djathtë simetrike me të majtën e ka lënë këtë gjurmë. Kjo kafshë deti kishte një palë zgjatje që e ngrinin trupin mbi dyshemenë e oqeanit dhe këtë e tregon gjurma e lënë nga këmbët e shumëfishta. Këto gjurmë janë gjetur në strofka të fosilizuara, çka tregon se kafsha misterioze mund të ketë gërmuar në sedimentet e fundit të oqeanit periodikisht në kërkim të oksigjenit dhe për ushqim. Të dyja si gjurmët dhe strofka njihen si gjurmë fosile, një term që i referohet mbetjeve të fosilizuara që kafshët kanë lënë mbrapa më shumë si një feçe e fosilizuar, sesa si fosile të vetë kafshëve. Këto gjurmë fosile janë provat më të hershme për shtojca të kafshëve. Deri më tani mendohej se kafshët bilaterale të tilla si artropodët dhe krimbat unazorë u shfaqën gjatë shpërthimit kambrian mes 541 dhe 510 milionë vitesh, edhe pse disa shkencëtarë dyshonin se këto kafshë evoluan më herët. Sipas shkencëtarëve tani zbulimi i gjurmëve dhe strofkave tregon se kafshtë me shtojca jetuan gjatë periudhës ediakarane. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button