Bota

Zbulohet miliarderi që i dërgonte lule çdo ditë Dianës

Screen Shot 2015-08-18 at 10.34.26

Edhe miliarderi amerikan Donald Trump, aspirues i kandidaturës republikane për në Shtëpinë e Bardhë ka qenë një nga personat që i ka shkuar nga pas princeshës Diana pas divorcit të saj me princin Charls të Anglisë. E ka zbuluar këtë fakt gazeta britanike “The Sunday Times” sipas të cilës Trump “e kishte bombarduar” Diana në pallatin Kensington me buqeta të mëdha lulesh, ku secila kushtonte mijëra euro. Në artikull gazetarja Selina Scott shkruan se këtë fakt e kishte dëgjuar nga vetë Lady D.

“Isha ulur në krah të Dianës në një darkë private dhe më tregoi për “bombardimin” me lule nga Trump. “Çfarë duhet të bëj?”- më tha – ai më fut të dridhurat”. I thashë ti hidhte lulet në plehra dhe të vazhdonte jetën” –shkruan Scott.

“Ishte e qartë që ai e donte ta trajtonte si një “grua trofe”. Ai u kishte thënë shpesh miqve të tij se ishte i mërzitur që nuk kishte pasur kurrë mundësinë ta takonte atë. I ishte mbushur mendja se mund të fillonte një histori dashurie me të.” –shkruan Scott./lapsi.al/

Leave a Reply

Back to top button