Shkence

Zbulohet misteri 3000-vjeçar!

piramidShkencëtarët kanë zbuluar misterin mijëravjeçar në lidhje me vdekjen e Ramsesit të tretë, një nga faraonët e Egjiptit të lashtë. Bazuar në studimin e publikuar në revistën “British Medical Journal”, bëhet e ditur se në fy tin e faraonit Ramses të tretë është gjetur një prerje vdekjeprurëse. Dr. Albert Zink, paleipatolog nga Instituti i Mumjeve në Itali pohoi se kanë analizuar trupin e Ramsesit të tretë të gjendur në një varr në afërsi të Luginës së Mbretërve dhe të djalit të Ramsesit princit Pentavere. Trupat e ruajtur në muzeun e Kajros janë analizuar dhe u janë bërë analizat e ADN-së. Nga analizimi CT është parë se në fy tin e faraonit Ramses ndodhej një e prerë e thellë në gjatësinë 7 cm. Kjo prerje e cila mund të shkaktohet vetëm nga një thikë e mprehtë mund të shkaktojë vdekjen e personit brenda disa minutave. Dr. Zink gjithashtu theksoi se kanë gjetur edhe një nuskë ‘sy ri i Horusit’ e vendosur brenda prerjes. Syri i Horusit në Egjiptin e lashtë ka simbolizuar perëndinë e Diellit nga sy ri i të cilit nuk shpëton gjë dhe që tregonte se çdo qëllim i brendshëm apo i jashtëm i njeriut dihet nga Perëndia

Leave a Reply

Back to top button